25 Prilli po afron me shpejtësi, PD Lezhë zgjedh përfaqësueset e ZAZ 12 dhe ZAZ 13

Ndërkohë që po i afrohemi me shpejtësi 25 Prillit, demokratët e Lezhës kanë bërë një hap përpara në rifreskimin dhe konsolidimin tërësor të grupseksioneve në Lezhë.

Nga përfaqësues së kësaj Dege në Lezhë mësohet se janë zgjedhur Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas për ZAZ 12 Znj. Donika Haxhia dhe ZAZ 13 Marjana Brunga.

Kujtojmë lexuesin se Zona e Administrimit Zgjedhor 12 përfshin: Lezhë, Balldre dhe Shëngjin, njësit e tjera administrative janë të ZAZ13.

Ditën e djeshme në ambientet e PD Dega Lezhë është zhvilluar, duke respektuar protokollin pandemik, edhe një ceremoni me rastin e 30 vjetorit të themelimit të PD Dega Lezhë.

Me këtë rast, kryetari i PD Lezhë Z. Zef Gjoka ka përcjellur mesazhin e tij, Z. Gjovalin Gjeloshi gjithashtu, Ing. Pashk Ndoci, Z. Indrit Vokshi etj.

Në aktivitetin e organizuar nga PD Lezhë, siç shihet edhe në fotot e publikuara në faqen zyrtare, ka patur kryesisht të rinj të cilët janë pajisur edhe me kartat e anëtarësisë.

Duhet shtuar se zonja Haxhia ashtu siç edhe zonja Brunga, të zgjedhura Kryetare të Lidhjes Demokratike të Gruas për ZAZ 12 dhe 13, janë që të dyja me profesion mësuese.