Lezhë/ Të shtëna dhe krisma në lagjen Gurra

Rendi dhe qetësia publike janë cënuar kësaj pasditeje në Lezhë.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë pasdite në qytetin e Lezhës.

Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se para pak minutash, janë dëgjuar krismat me armë.

Krismat janë dëgjuar në lagjen “Gurrat” të qytetit. Policia ka shkuar në vendngjarje, dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.