“2 Marsi”/ Bashkia Lezhë ka një njoftim të rëndësishëm!

Ditën e shtunë, më 2 mars, Lezha bëhet qendra e kombëtare e mbarë shqiptarëve.

Në kudër të festimeve për “575- vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës”, bashkimit të princave shqiptarë, dhe për t’a bërë këtë ngjarje një festë mbarëkombëtare, Bashkia Lezhë ka përgatitur një prej aktiviteteve më të veçanta si nderim për këtë ngjarje të madhe historike.

Sheshi “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, vendi ku do të realizohet edhe Samiti i II-të i Diasporës, do të ofrojë për të gjithë shqiptarët, vizitorët dhe turistët një ditë të mbushur me aktivitete kulturore e artistike.

Ftojmë mbarë shqiptarët t’i bashkohen kësaj ditë festive në përkujtim të 2 Marsit të vitit 1444.

Nga ora 10:00 deri 15:00 ne sheshin “Gjergj Kastrioti” do te realizohet panari “Kulture & Tradite”. Zyra e turizmit do te kete stenden promovuese ne hyrje te sheshit ndaj ftojme te gjitha bizneset turistike qe duan te promovohen te na sjellin materialet e tyre promovuese brenda dates 1 mars 2019 prane pallatit te kultures kati II-te.

Lezha ju mirëpret!