“12 Katëshi në Lezhë”/ Lleshaj: “Kthehuni të qetë në shtëpitë tuaja!”, Metaliaj: “Turp të keni!”

Ministri i Brendshëm Z. Sandër Lleshaj nuk ka ngurruar që t’i kushtojnë akoma më shumë vëmendje pallatit 12 – katësh në Lezhë. Ai është shfaqur përsëri sot në mes të banorëve, i shoqëruar edhe nga Kryebashkiaku Ndreu, të cilët i ka siguruar se në bazë të dy certifikimeve, njëra nga ekspertët shqiptarë, e tjetra nga ekspertët izraelitë, është klasifikuar si i SIGURTË për të vijuar banimin e qetë në të.

“Kthehuni në shtëpitë tuaj dhe vazhdoni jetën normale”, u ka bërë thirrje Lleshaj banorëve të pallatit.

Ndërkaq, një banor i pallatit i ka kërkuar Ministrit Lleshaj nëse ekziston një dokument me vulë e me firmë për atë që shprehu pak mësipër. Në mesin e banorëve të pallatit ka qënë e pranishme edhe ish-deputetja e Lezhës Znj. Lindita Metaliaj e cila i është drejtuar me tone të larta Ministrit.

Për më tepër ndiqni videon e publikuar nga Balkanweb.com