11 Javë nga 25 Prilli, demokratët lezhjanë: “të nisim rrugën e shpresës!”

Kanë mbetur 11 javë dhe forcat politike vijojnë intensivisht takimet e tyre publike dhe jopublike, natën dhe ditën, për të qënë sa më afër zgjedhësve.

Drejtuesi politik i Qarkut të Lezhës Prof. Mark Marku ka zhvilluar sot një takim me degën e PD Lezhë.

Pamjet e këtij takim janë publikuar në faqen zyrtare të PD Lezhë të shoqëruara me këtë tekst:

“Mbrëmje me kryesinë, Lezha fiton, Shqipëria fiton 🇦🇱

Puna ka filluar. Rruga e shpresës ka nisur udhëtimim, përgjegjësi dhe qëllim. Ndryshimi i situatës dhe kthimi i besimit për një Lezhë dhe Shqipëri më të bukur, është detyrë për secilin ne, për çdo shqiptar.”