108 Vjet Polici! Drejtuesi i Policisë së Lezhës Laska i jep certifikatën e vlerësimit Kryekomisar Skacit

Me rastin e 108 vjetorit të Policisë së Shtetit shqiptar, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, duke zbatuar masat anticovid, me pjesëmarrjen e Prefektit të Qarkut Lezhë, Drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe një numri të kufizuar punonjësish, u zhvillua ceremonia për ngritjen e Flamurit Kombëtar, u mbajt fjala përshëndetëse nga Drejtori Vendor i Policisë dhe Prefekti i Qarkut.

Më pas, Drejtori i DVP Lezhë Drejtues Zef Laska, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i ka dorëzuar “Certifikatën për vlerësime të dalluara në punë”, Shefit të Sektorit të Policisë Shkencore Kryekomisar Xhemal Skaci.