Titujt e rinj që i gjeni te Librari “Kuvendi” në Lezhë

Libri i ditës, që e gjeni pranë Librari “Kuvendi” në Lezhë:

“Anija e Nuseve”

… I tregoi Xheniferit se kishte vrapuar për gati dy kilometra, pasi kontrolloi anijen dhe kuptoi që ajo kishte ikur. Gjatë gjithë kohës thërriste emrin e saj: Frensis! Frensis! Frensis!

Të njëjtën gjë bëri edhe kur zbriti, duke çarë mes njerëzve në mol, duke vrapuar andej-këtej, duke shtyrë të tjerët nga rruga, i veshur me uniformën e ndotur dhe i bërë qull në djersë.

Emocionet përreth ishin aq të forta saqë askush nuk ia vuri veshin. Thirri sa u ngjir. Vrapoi sa po i dhimbte gjoksi. Pastaj, i dëshpëruar, hoqi dorë dhe u mbështet me duart mbi gjunjë, turma nisi te rrallohej dhe ia zunë rastësisht sytë.

Një siluetë e gjatë, që rrinte me valixhen e çantën te këmbët, me shpinë nga deti, me sytë nga atdheu i ri…