Titujt e rinj që i gjeni te Librari “Kuvendi” në Lezhë

Titujt e rinj që i gjeni në Librari Kuvendi…

Daniel Silva, Çështja Karavaxho

Gabriel Aloni, restaurues veprash arti dhe agjent sekret, ndodhet në Venecia, ku policia italiane i bën një kërkesë të pazakontë.

Tregtari i veprave të artit, Xhulian Isherudi, është përballur me një skenë drithëruese krimi dhe po mbahet si i dyshuar.

Viktima është një ish-agjent, i cili ruan një të fshehtë; ai është trafikant veprash arti në shërbim të një koleksionuesi misterioz. Për të shpëtuar mikun e tij, Gabrieli duhet të gjurmojë pikturën më të kërkuar në botë:

“Lindja e Krishtit me Shën Françeskun dhe Shën Lorencin” nga Karavaxho.

Kjo detyrë e çon Gabrielin në një mision mjaft emocionues nga Marseja në Korsikë, nga Parisi në Gjenevë dhe në fund, në një bankë private në Austri, ku një njeri i rrezikshëm, kujdeset për pasurinë e paligjshme të një prej diktatorëve më mizorë në botë…