Sot nis kampionati botëror, ja oraret dhe skuadrat!

Sot nis Kampionati Botëror i futbollit “Rusi 2018”.

Ky kampionat nis ditën e sotme me ndeshjen Rusi-Arabi Saudite e cila do të luhet në orën 17:00.

Ndeshja Rusi-Arabi Saudite do zhvillohet në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, ndërsa gjykimi i është besuar arbitrave argjentinas me kryesorin Nestor Pitana.

Gjatë këtij kampionati do të luhen 64 ndeshje.

Faza e parë e Botërorit përbëhet nga 48 ndeshje.

Faza e dytë e kampionatit fillon me 30 qershor, ku 16 skuadrat e dala nga grupet do të ndeshen me njëra tjetrën, për të arritur te finalja e madhe e cila do mbahet me 15 korrik.