Së shpejti nis rruga Shëngjin-Velipojë/ Rama: Rrit ekonominë

Kryeministri Edi Rama e nisur ditën duke prezantuar një tjetër projekt që do nisë së shpejti. Këtë herë Rama ka treguar projektin e rrugës Shëngjin-Velipojë.

Projekti infrastrukturor Shëngjin – Velipojë është një investim strategjik mjaft i rëndësishëm i Qeverisë së Shqipërisë me vlerë 3.8 miliardë lekë.

Rruga shkurtohet për 14.8 kilometra dhe mund të përshkohet për 19 minuta.

Kryeministri Edi Rama thekson se ky aks panoramik hap perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, rrit ekonominë e punësimin në krejt zonën.

Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zones. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës.

Kjo rrugë do të bëjë lidhjen e dy qendrave kryesore turistike.

Rruga Shëngjin – Velipojë do të vazhdojë deri në Pulaj në grykëderdhjen e Bunës për të hapur rrugën deri në Ulqin.

Mirëmëngjes dhe me këto pamje të projektit të rrugës së shumëpritur turistike prej dekadash, Shëngjin-Velipojë, një aks panoramik që shkurton më shumë se një orë lidhjen mes tyre, hap perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, rrit ekonominë e punësimin në krejt zonën, ju uroj një ditë të bukur”, – shkruan Rama.