Policia Lezhë: Gjatë pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout nuk u shënua asnjë incident

Policia e Lezhës në datat 12 dhe 13 qershor ka qenë në gatishmëri për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e “Shna Ndout” në Laç.

Gjatë dy ditëve janë angazhuar rreth 260 forca policore në pika të ndryshme për menaxhimin e trafikut dhe fluksit, si dhe në patrullim për të ruajtur rendin dhe sigurinë e brendshme.

Policia thekson se gjatë dy ditëve nuk është shkaktuar asnjë incident.

Njoftimi i plotë

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, me qëllim mbarëvajtjen sa më të mirë dhe të sigurtë të pelegrinazhit në Kishën e “Shna Ndout” në Laç, më datat 12-13 Qershor 2018, ka angazhuar strukturat e policisë me të gjitha mjetet logjistike të duhura për çdo rast.

Janë angazhuar në total rreth 260 forca policore të dislokuara në pika të caktuara për menaxhimin e trafikut dhe fluksit , si dhe në patrullim për të ruajtur rendin dhe sigurinë e brendshme.

Në gadishmëri dhe veprim në terren, kanë qenë shërbimet policore të Rendit, Forcat e Policisë Kriminale, Agjentë të Drejtorisë Antiterror, Grupet e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe Policia Rrugore.

Gadishmëria dhe veprimi në terren me objektiv:

– Sigurimin e rendit dhe qetësisë publike në Kishën e Shna Ndout si dhe në Laç.

– Parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të personave me preçedent të mëparshëm kriminal.

– Parandalimin e shkeljeve administrative dhe të aksidenteve automobilistike , rritjen e sigurisë rrugore .

Gjatë këtyre 2 ditëve- netëve pelegrinazh në Kishën e ” Shna Ndout “, nuk është shënuar asnjë incident, aksident apo ngjarje tjetër kriminale.

Policia e Lezhës falenderon të gjithë drejtuesit e mjeteve apo këmbësorë, banorë të Laçit dhe pelegrinë, për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në mbarëvajtjen e këtij pelegrinazhi.