Ju Mund të Mos Jeni Fare në Dijeni, por Këto Janë Shenja të Menopauzës!

Jo vetëm nervozizmi apo problemet mesntruale janë ato që paralajmërojnë ardhjen e menopauzës. Ka disa shenja të tjera për të cilat duhet të jeni më të vetëdijshme.

Ja 8 shenjat paralajmëruese të menopauzës:

Qime në vende të papritura

Ironikisht, ndërkohë që flokët në kokë mund të nisin të dobësohen, shfaqen disa qime të reja aty ku nuk duhen, në mjekër, faqe apo pjesën e sipërme të buzëve.

Kjo ndodh për shkak të ndryshimit të raportit të androgjenit me atë të estrogjenit në trup. Teksa nivelet e estrogjenit bien me shpejtësi, ato të androgjenit ulen më ngadalë.

Erë e pakëndshme e trupit

Rënia e estrogjenit e bën gjendrën e hypothalamus-it të mendojë se keni shumë vapë, ndaj trupi sinjalizohet për të djersitur sa më shumë në mënyrë që të ftohet temperatura e trupit.

Humbje e materialit kockor

Humbja e dendësisë së kockave ndodh për shkak të rënies së niveleve të estrogjenit në trup. Mund të humbni deri në 20% të materialit kockor gjatë 5 vivete të para të menopauzës, arsye kjo përse osteoporoza është një nga problemet më të hasura të kësaj faze.

Urinim i shpeshtë

Muskujt e dobësuar të legenit, shpesh si pasojë e lindjes vaginale, të shoqëruar me hollimin e shtresës së uretrës, për shkak të niveleve të ulëta të estrogjenit, shkaktojnë mosmbajtje të urinës ose nevojë për urinim urgjent, duke e bërë kështu mbajtjen mjaft të vështirë.

Harresë

Ndryshimet hormonale gjatë perimenopauzës mund t’ju bëjnë më të stresuar dhe të shkaktojnë probleme me gjumin. Kjo mund të çojë që ju të bëheni më pak të fokusuar dhe më harraçe.

Pagjumësi

Progesteroni është një hormon qetësues, kështu që kur niveli i tij në trup bie, ju bën të ndiheni më të shqetësuar. Ankthi si rezultat sjell problemet me gjumin.

Alergji që se dinit që i kishit

Hormonet dhe sistemet tona imunitare punojnë së bashku me njëri-tjetrin. Gratë që kalojnë nëpër periudhën e menopauzës janë më të ndjeshme ndaj reagimeve të ashpra të alergjive të tyre të tanishme ose mund të zhvillojnë alergji të reja.

Kjo është për shkak të sistemit imunitar të dobësuar, të shkaktuar nga luhatjet natyrore të hormoneve gjatë kësaj periudhe.

Probleme të papritura me shikimin

Hormonet rregullojnë funksione të ndryshme të trupit që mund të ndikojnë në sytë tuaj, kështu që kur ato të ndryshojnë, ashtu do të jetë edhe vizioni juaj.

Nivelet e zvogëluara të hormoneve tek femrat gjatë perimenopauzës mund të shkaktojnë ndryshime të shikimit dhe në disa raste të shkaktojnë që njëri sy të kalojë nga probleme me shikimin afër në atë larg, për shembull.