7 Sinjalet që Ajo Vuan nga Stresi Kronik (por po përpiqet ta fshehë)

Tek disa njerëz është pothuajse e pamundur të kuptohet se diçka nuk shkon. Shumë njerëz thjesht nuk pranojnë të ankohen për asgjë. Të tjerët i shfaqin haptas emocionet e tyre dhe stresin e tyre kronik.

E vërteta është se stresi është normal dhe nganjëherë ai është i dobishëm. Nivelet e moderuara të stresit na mundësojnë të veprojmë me urgjencë, t’i realizojmë gjërat nën presion dhe t’i marrim vendimet në kohë. Stresi mund të nxisë përqendrimin, produktivitetin tonë dhe madje të shpëtojë jetën tonë.

Nga ana tjetër, stresi kronik, që është një reagim i zgjatur i stresit ndaj presioneve të vërteta ose të perceptuara, mund të krijojë një sërë problemesh.

Përgjigjja ndaj stresit (ose, përgjigjja lufto ose hiq dorë) mund të jetë miku ynë më i mirë ose armiku ynë më i rrezikshëm.

Çfarë ndodh kur i përgjigjemi stresit?

Kur truri ynë ndjen rrezikun, ai sinjalizon trupin për të çliruar një rrymë hormonesh stresi të përbërë kryesisht nga adrenalina dhe kortizoli. Trupi ynë, fizikisht “ngrihet.” Presioni i gjakut rritet, muskujt tendosen, frymëmarrja shpejtohet dhe shqisat zmadhohen.

Si rezultat, fokusi ynë rritet, koha e reagimit shkurtohet dhe shtohet qëndrueshmëria dhe forca.

Efektet fizike dhe mendore

Trupi i njeriut, elastik siç është, nuk është i dizajnuar për t’i bërë ballë stresit të vazhdueshëm.

Fizikisht, mund të lindin probleme me zemrën dhe mushkëritë, siç mund të jenë dhimbjet kronike, sindroma e zorrëve të irrituar (IBS), dëmtimi i organeve riprodhuese dhe të tjera.

Mendërisht, truri mund të mbetet në një gjendje të shtuar zgjimi, duke nxitur çlirimin e hormoneve të stresit në situata të tjera të papritura.

Kjo mund të rezultojë në zvogëlim të performancës njohëse dhe në tkurrje potenciale në disa rajone të trurit.

Këtu janë 7 shenja që tregojnë se dikush po përballet me stresin kronik (pa e kuptuar këtë gjë):

Dhimbje dhe tension

Gjëja e parë që ndodh me trupin tonë kur ekspozohet ndaj stresit është se muskujt tanë tendosen. Arsyeja për këtë është se trupi është duke u përgatitur për një lloj goditjeje.

Kur kjo përgjigje automatike mbetet “e ndezur”, me kalimin e kohës mund të çojë në dhimbje koke, migrenë dhe probleme të tjera muskulo-skeletore.

Probleme me tretjen

Aparati ynë i tretjes, ose zorra, është shumë e ndjeshme ndaj çdo ndryshimi në trup.

Ne të gjithë e kemi përjetuar atë “lëmshin” në stomak kur kemi qenë të shqetësuar apo në stres dhe në shumë mënyra stresi kronik është i njëjtë.

Sidoqoftë, ekspozimi afatgjatë ndaj stresit mund të çojë në simptoma që i ngjajnë sindromës së zorrëve të irrituara, të tilla si kapsllëk, diarre, vjellje dhe dhimbje stomaku.

Probleme riprodhuese

Stresi kronik ka efektin e shuarjes së dëshirës seksuale. Femrat mund të përjetojnë perioda të parregullta dhe të dhimbshme, ndërsa meshkujt mund të prodhojnë një sasi të ulët të spermës. Mund të jetë më sfiduese për të mbetur shtatzënë gjatë periudhave të stresit kronik.

Shpeshtim i rrahjeve të zemrës dhe presion i lartë i gjakut

Përgjigja ndaj stresit kronik është një “goditje” ndaj sistemit. Kur përjeton reagimin ndaj stresit, zemra jonë pompon më shpejt dhe më shumë gjak. Kjo rezulton në rritjen e shpejtësisë së rrahjeve të zemrës dhe presion të lartë në gjak.

Pagjumësi

Që të flemë, trupi dhe mendja jonë duhet të jenë në gjendje relative relaksimi. Dikush që po përjeton stres kronik, mund ta ketë shumë më të vështirë të bjerë në gjumë dhe të qëndrojë në gjumë. Përveç kësaj, mund të vërejë se gjumi nuk ka një efekt rigjallërues në mendje dhe në trup.

Probleme mendore dhe emocionale

Siç u përmend në fillim, trupi dhe truri i njeriut nuk janë të pajisur për t’u përballur me periudhat e zgjatura të stresit. Truri kërkon periudha joproduktive për të rimbushur rezervat e tij të energjisë dhe diçka e tillë si stresi i vazhdueshëm e bën të vështirë këtë gjë.

Gjatë kohës që jemi në stres, hormonet tona nxiten duke shkaktuar luhatje të vazhdueshme të humorit si edhe shpërthime emocionale.

Lodhje e madhe

Tek kjo e fundit nuk përfshihet lodhja mendore. Njerëzit që janë në stres kronik janë shumë më të eskpozuar ndaj shqetësimeve në krahasim me të tjerët.

Lodhja gjatë periudhave të stresit nuk është një dobësi ose mangësi, por një përgjigje e natyrshme ndaj një problemi.

Ndihma për stresin kronik

Ne të gjithë stresohemi një herë në disa kohë. Pavarësisht nga shkalla dhe frekuenca në të cilën stresi ndikon tek ju, duhet të mësoni se si të menaxhoni dhe parandaloni stresin kronik në mënyrë efektive.

Ja disa mënyra:

Ushtrohuni: Aktiviteti fizik mund të përmirësojë ndjeshëm gjendjen tuaj dhe shëndetin tuaj fizik. Kur vjen puna për të përballuar stresin, asgjë tjetër nuk do të mund t’ju bënte më mirë sesa një seancë ushtrimesh.

Flisni me dikë: Një bisedë e mirë mund të nxisë kimikatet e trurit të “të ndjerit mirë” dhe do të lehtësojë stresin që ju ka ndryrë përbrenda.

Mos u kushtoni vëmendje këshillave që thonë që duhet të përmbaheni, bisedoni me një person tek i cili keni besim për t’u shprehur.

Përdorni shqisat: Duke përfshirë në mënyrë të ndërgjegjshme e një ose më shumë nga pesë shqisat tuaja: të prekurit, të shikuarit, të dëgjuarit, të nuhaturit ose të shijuarit, mund t’ju lehtësojë shpejt nga stresi.

Ide: ndizni një qiri aromatik, merrni një kafshë shtëpiake, ose konsumoni një ushqim të shpejtë.

Teknikat e relaksimit: Ashtu siç ka një përgjigje të ngulitur ndaj stresit, po ashtu ekziston një përgjigje e natyrshme e relaksimit. Kjo përshkruhet si një gjendje e relaksimit dhe qetësimit të thellë, të sjella nëpërmjet aktiviteteve si frymëmarrja e thellë, meditimi dhe joga.