Vrau 2 persona dhe plagosi 4 të tjerë, burg përjetë autorit të masakrës së Dajçit

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burgim të përjetshëm 33-vjeçarin Miklovan Parubin, i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e katër të tjerëve në fshatin Dajç dy vite më parë.

Ndërkohë për Marçel Shpijatin, po ashtu të përfshirë në ngjarje, trupa gjykuese vendosi dënimin me 3 vjet burg nga 20 vite që kishte kërkuar organi i akuzës.

Ngjarja e rëndë, e njohur edhe si masakra e Dajcit ndodhi pas një loje pokeri mes autorit dhe viktimave.

Viktima të ngjarjes mbeten Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshtin, 30 vjeç. Ndërsa të plagosur Ndok Markut, Vinçens Kopshtit, Aleks Prendit dhe Kitas Mollës.

Në seancën gjyqësore ai është shprehur se ka qenë i dehur, ndërkohë që kishte pirë edhe hashash.

Unë nuk e di se pse ndodhi, pasi gjithë personat i kam shokë jete, kam qenë i dehur dhe kam konsumuar hashash, kam marrë në qafë shumë familje dhe familjen time.

Nuk kërkoj asgjë vetëm drejtësi. Po ju lutem Marçelin mos e merrni në qaf, sepse ai nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Ndërsa bashkëpunëtori Marçel Shpijati është dënuar me 3 vite burg. Avokatja Kristina Marku kërkoi ndryshimin e veprës penale nga “Vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim” në “Vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psikike”, ndërsa për veprën penale ” Plagosje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, në “plagosje e lehtë me dashje”, por gjykata nuk e pranoi duke e dënuar përjetë.