Si të Humbni Peshë duke u Ushqyer Shëndetshëm, bazuar në Formën e Trupit Tuaj

Të gjitha llojet e trupave janë unikë dhe të bukur, por a keni menduar ndonjëherë pse njerëzit ruajnë yndyrë në zona të caktuara të trupit të tyre?

Disa gra kanë tendencë për të fituar peshë rreth belit të tyre, të tjera rreth ijeve dhe kofshëve së tyre. Të gjithë kemi “zonat tona problematike” dhe çështjet e humbjes së peshës që bazohen në llojin tonë të trupit.

Sot do t’ju tregojmë se cilat ushqime funksionojnë më mirë për ju në mënyrë që të mund të humbni peshë dhe të qëndroni të shëndetshëm.

Nëse ke formë trupi “Drejtkëndore”

Kjo formë e trupit karakterizohet nga ije të ngushta dhe një bel të padefinuar.

Megjithëse ju keni më pak të ngjarë të fitoni peshë, duhet të përfshini ushqime të shëndetshme (avokado, bajame, salmon, etj.) dhe proteinat me bazë bimore në dietën tuaj.

Mos harroni se pa marrë parasysh se sa e dobët jeni, është ende e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme. Pra sigurohuni që mos hani shumë ëmbëlsira dhe ushqim të shpejtë.

Nëse ke formë trupi “Molle”

Nëse ky është lloji i trupit tuaj, ju tentoni të fitoni peshë në mesin e trupit tuaj. Prandaj, dieta perfekte për ju është të hani pak dhe shpesh. Kjo do të thotë të hani gjashtë herë në ditë, por reduktoni racionet tuaja.

Konsumoni ushqime të pasura me fibra, fruta, perime, vitaminë C dhe qumësht me yndyrë të ulët. Nëse hani kos, sigurohuni që ju ndihmon në rregullimin e tretjes suaj.

Ju duhet të shmangni ushqimet që prodhojnë gaz dhe fryrje, të tilla si ushqim i shpejtë, bukë dhe perime të caktuara.

Nëse keni formë trupi “Dardhe”

Një trup në formë dardhe karakterizohet nga një masë më e madhe e ijeve se masa e bustit. Njerëzit me këtë formë të trupit kanë tendencë për të fituar peshë rreth ijeve dhe tek kofshët dhe mund të përjetojnë mbajtjen e ujit.

Konsumoni mish, peshk, vezë, produkte qumështi dhe ushqime me përmbajtje proteinike të lartë.

Frutat si shalqi ose ananas janë të shkëlqyera për ju, pasi ato pastrojnë trupin tuaj duke hequr toksinat që po ngadalësojnë metabolizmin tuaj. Konsumoni po ashtu çaj të mirë bimor si çaji jeshil.

Shmangni ushqimet e pasura në natrium.

Me fjalë të tjera, zvogëloni konsumin tuaj të kripës dhe gjithashtu shmangni ushqime të rafinuara siç janë buka dhe orizi. Ju mund t’i zëvendësoni me ushqime të papërpunuara.

Nëse keni formë trupi “Orë rëre”

Nëdrkohë që kjo është forma më e dëshiruar e trupit, gratë me këtë formë trupi kanë tendencë të fitojnë peshë në mënyrë të barabartë në të gjithë trupin e tyre dhe nuk kanë  muskuj të tonifikuar.

Ju keni më shumë rrezik për të pasur nivele të larta të sheqerit në gjak, prandaj rekomandohet të zgjidhni ushqime me një indeks të ulët glycemic dhe hani 5-6 herë me racione të vogla në ditë.

Hani më shumë fruta dhe perime të freskëta dhe konsumoni yndyrna të shëndetshme me pak proteina.

Shmangni ushqimet e rafinuara (bukë e bardhë dhe oriz) dhe mbani mend se mund t’i zëvendësoni me ushqime të papërpunuara.