Si të Flini në Pozicionin e Preferuar, Pa Dëmtuar Shëndetin Tuaj

Mjekët pohojnë se është pozicioni juaj i preferuar i gjumit që mund të shkaktojë probleme me shëndetin tuaj. Ndërkohë, ju nuk keni pse të ndryshoni zakonet tuaja për të qenë të shëndetshëm, ju vetëm duhet të bëni disa korrigjime.

Ne kemi mbledhur rekomandimet e specialistëve se si të flemë në pozicionet tona të preferuara të gjumit dhe prapë të mbetemi shëndoshë e mirë.

Nëse flini në një anë

Shkencëtarët zbuluan se lëngu cerebrospinal i largon toksinat më mirë nëse flemë në anë. Zvogëlon dhimbjen e kokës dhe rrezikun nga sëmundjet si Alzheimeri dhe Parkinsoni.

Përveç kësaj, gjumi në anën e majtë lehtëson urthin por rrit presionin në mëlçi.

– Për rastin e problemeve me tretjen mjekët rekomandojnë të flini në anën e majtë. Kjo ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, duke lehtësuar fytin dhe stomakun.

– Për të mbajtur shpinën drejt kur flini në anë, vendosni një jastëk të fortë dhe të vogël midis këmbëve tuaja: do të zvogëlojë presionin mbi nyje. Ndërsa nën kokë vendosni një jastëk të butë dhe të madh.

– Në rast të presionit të lartë të gjakut dhe problemeve me qarkullimin e gjakut rekomandohet të flini në anën tuaj të djathtë, kjo mund të ulë presionin në zemër.

Nëse flini në shpinë

Nëse keni probleme me shpinën dhe kyçet, gjumi në shpinë mund të jetë pozicioni më i mirë. Ky pozicion gjithashtu parandalon urthin dhe rrudhat.

Por ky është një nga pozicionet më të këqija në qoftë se keni probleme me hundën, presion të lartë të gjakut ose gërhitje.

– Për të hequr qafe gërhitjen, përdorni një jastëk “të mbushur mirë” (ose një jastëk të vogël nën jastëkun e qafës) në mënyrë që pikat e kalimit të ajrit të jenë në pozicionin e duhur.

– Në rast se ju rrjedhin hundët, përdorni disa jastekë për të ngritur kokën. Kjo do të parandalojë qëndrimin e mukusit në sinuset tuaja (këndi nuk duhet të jetë shumë i madh, në mënyrë që të mos dëmtoni qafën tuaj).

– Në rast se keni dhimbje shpine dhe të nyjeve, vendosni një jastëk të vogël nën qafë, një jastëk të madh, por të sheshtë nën gjunjë dhe një peshqir të përdredhur në fund të shpinës.

Do të mbështesë shpinë dhe do të sigurojë rrjedhjen normale të gjakut.

Nëse flini në stomak

Studiuesit Japonezë zbuluan se duke bërë gjumë me fytyrë poshtë ndihmon në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e tretjes dhe për të hequr qafe gërhitjen dhe urthin.

– Për të mbrojtur shtyllën kurrizore nga përkulja e tepërt dhe për të zvogëluar presionin në pjesën e poshtme të shpinës, vendosni një jastëk të vogël nën stomakun tuaj dhe në zonën e legenit.

Jastëku poshtë kokës suaj duhet të jetë i sheshtë ose thjesht mund ta hiqni atë në mënyrë që të mos ju dhembë qafa.

Pozicioni i fetusit

Kur pozicionohemi me gjunjët që ngrihen lart deri tek mjekra mund të jemi të qetë, por kjo ndikon në shëndetin e shpinës sonë.

Ky pozicion i lakuar që kufizon frymëmarrjen diafragmatike do t’ju pengojë të gërhitni, por nëse keni probleme të frymëmarrjes, si astmë, sugjerohet që ta shmangni krejtësisht këtë pozicion gjumi.

– Për ta mbajtur shpinën drejt, sigurohuni që këmbët dhe krahët të jenë në pozicionin e duhur dhe gjoksi të qëndrojë lirshëm. Vendosni një jastëk të madh dhe të butë midis këmbëve dhe një tjetër midis bërrylave.

Mjekët mendojnë se jastëku i përsosur për të vënë nën kokë është një jastëk i vogël, por i fryrë, në mënyrë që të mbështesni qafën tuaj.

Cili është pozicioni juaj i preferuar i gjumit? A i praktikoni ndonjë nga këto këshilla?