Shqiptari i merr pistoletën polices në gjykatë, si u shmang tragjedia

Një shqiptar është bërë shkak për të krijuar një situatë aspak të këndshme në Gjykatën e Gytheio të Greqisë, kur kërcënoi me armë ata që e kishin paditur.

Sic shkruajnë mediat greke, shqiptari përfitoi nga mungesa e vëmendjes dhe i mori armën një prej oficereve të policisë që kishte pranë dhe e kërcënoi të largohej.

Në Gjykatë atë ditë ishte edhe djali 5-vjeçar i punonjëses së policisë.

Me armë në dorë, 41-vjeçari iu afrua personit që e kishte paditur për shpifje dhe akuza të rreme dhe sipas dëshmitarëve, ai e shkrepi pistoletën, por ajo nuk punoi fatmirësisht.

Mësohet se nga ky incident nuk pati asnjë të lënduar por shkaktoi terror.

Efektivët e policisë ndërhynë për t’i marrë armën dhe e arrestuan shqiptarin,  shkruan Panorama.

Por mësohet se punonjësja e policisë të cilës ai i mori armën, humbi ndjenjat kur pa se 41-vjeçari iu afrua fëmijës së saj të mitur.

Emri i shqiptarit nuk dihet por mediat greke shkruajnë se ai ka qenë i dënuar më parë për rrëmbim të fëmijëve dhe kontrabandë të paligjshme.