‘Shkundet’ Shqipëria! Dy tërmete brenda 30 minutash…

Sot rreth mesditës në Shqipëri janë ndjerë dy tërmete relativisht të forta.

Sipas të dhënave nga European Mediterranean Seismological Centre (Qendra Europiane Mesdhetare e Sizmologjisë), lëkundjet e para janë ndjerë në orën 12:56 minuta me epiqendër 18 km në veri të Himarës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 ballë dhe me thellësi 2 km.

Ndërsa tërmeti i dytë ka qenë më magnitudë 3.3 ballë i shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë 9 km në Jugperëndim të Memaliaj në 2 km thellësi.