Shëngjin-Ravena hapet linja e transportit të mallrave…

Mes Shqipërisë dhe Italisë tashmë është vendosur në linjë e posacme për transportin e mjeteve të tonazhit të rëndë. Kjo linjë do të operojë dy herë në javë dhe lidh Portin e Shëngjinit me atë të Ravenës.

Ermal Pacaj Drejtor i portit të Shëngjinit ben me dije se linja e transportit do ti japë një imazh tjeter Shëngjinit, gjithashtu do të japë ndikim mjaft pozitiv edhe në të ardhura.

Pacaj shtoi se kemi një kontratë me operatorin detar, i cili garanton vazhdimësinë në Portin e Shëngjinit dhe jo siç ka ndodhur më herët për kontratat e mëparshme.

Pacaj, ka shpjeguar gjithashtu se interesimi i kompanive për të operuar nga Shëngjini është i lartë, kjo edhe për shkak të kohës së shkurtër të përpunimit, tarifave dhe shkurtimimit të distancave për operatorët në veri.

Porti i Shëngjinit synon të kthehet në një alternativë të re për qarkullimin e mallrave Shqipëri-Itali dhe anasjelltas, pas kontratave të dështuara për vendosjen e linjave për transportin e udhëtarëve.