Qarkullimi i qeseve plastike – Nuk do të lejohet nëse nuk kanë të dhënat identifikuese

Ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, qeset plastike nuk do qarkullojnë më në treg nëse nuk kanë të dhënat identifikuese.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ndalimin e tyre me qellim mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe shëndetit publik.

Qeset plastike mbajtëse, të lejuara për t’u hedhur në treg sipas përcaktimeve të këtij vendimi, mund të ofrohen në pikat e shitjes së mallrave apo produkteve, vetëm kundrejt një pagese të posaçme të identifikuar në faturën apo kuponin tatimor.

Vendimi në fjalë përcakton se sistemi i shënjimit dhe identifikimit të ambalazheve të plastikës duhet të përmbajë inicialet identifikuese te prodhuesit, shenjat që përcaktojnë llojin e plastikës, shenjën e adidivit vetshkatërrues te përdorur, datën, muajin dhe vitin e prodhimit si dhe shenjën që qesja është e riciklueshme.

Po veç kësaj çdo ambalazh që ka një kontakt të drejtpërdrejtë me produktin ushqimor duhet të kenë shenjën përkatëse që është prodhuar për atë qellim.

Prodhuesit, importuesit dhe tregtarët duhet të ruajnë këtë informacion për qeset plastike për jo më pak se 36 muaj me qëllim identifikim e atyre që janë në treg, në të kundërt do të penalizohen.

Për kontrollin periodik, Këshilli i Ministrave ngarkon me përgjegjësi Agjencinë Kombëtare e Mjedisit, sëbashku me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit.

/scan