Pse Nuk Mund të Ndahemi Asnjëherë nga Shpirti Ynë Binjak

Një lidhje midis dy shpirtrave është antike – më e vjetër sesa vetë planeti.” – Dianna Hardy, “The Witching Pen”.

Më e vjetër se gjithë planetet!

Kur përfshihen planetet dhe Universi, duhet të jetë diçka serioze dhe diçka përtej kontrollit tonë, zgjedhjes sonë. Ashtu si një shpirt binjak. Ne nuk i zgjedhim ata. Ata na ndodhin.

Një shpirt binjak është dikush me të cilin mund të keni një lidhje kozmike që kur e takoni për herë të parë. Lidhja është aq e fortë sa që ju ndiheni të tërhequr nga këta njerëz që nga fillimi.

Ky shpirt binjak ju kupton dhe përpiqet që të lidhet me ju në çdo mënyrë të mundshme. Kjo në vetvete ndryshon jetën tonë dhe na bën qenie njerëzore më të qeta dhe paqësore.

Nuk ka rëndësi se shumë përpiqemi, shpirti binjak është ai që na vë një buzëqeshje në fytyrë dhe ndryshon plotësisht rrjedhën e jetës sonë.

Ndarja nga një shpirt i tillë në të vërtetë është e pamundur. Një shpirt binjak na vëzhgon dhe na bën të patundshëm.

Vala e dashurisë dhe e paqes është shumë joshëse. Ne papritmas hapim sytë për të parë dikë që mund të vëzhgohet nga një këndvështrim i ri.

Romanca rindezet dhe bëhet një fakt i kryer që ne nuk mund ta harrojmë personin pa e përfshirë atë në gjërat që ne bëjmë.

Thellësia e emocioneve apo edhe lartësimet e shpirtit me të cilat përballemi në jetë shpesh janë shumë të rëndësishme. Ne të gjithë kërkojmë qëndrueshmëri dhe dashuri në marrëdhëniet tona. Shpirtrat tanë binjakë mund të na ndihmojnë që të arrijmë atë majën e lavdisë personale.

Ndarja nga shpirti binjak shpesh është një prespektivë të cilën e urrejmë. Megjithatë, ka kuptim që në fakt të mendojmë për kohën kur jemi në gabim dhe jetojmë në një jetë në të cilën personi tjetër na lëndon.

Kjo mund të jetë shumë e dhimbshme, por ka kuptim që të shkëputni lidhjet me atë që ju shkakton dhimbjen maksimale. Këta individë nuk mund të jenë shpirti juaj binjak, por janë të dobishëm në formësimin e jetëve tuaja.

Një shpirt binjak bën çdo gjë që mundet për ta bërë jetën tuaj të plotë. Ai ose ajo është forca që i jep jetës tuaj një drejtim dhe krijon një energji pozitive.

Pa marrë parasysh se cili është shkaku i zënkave tuaja, shpirti juaj binjak bën çdo gjë për t’i rikthyer gjërat në formën e mëparshme. Ai ose ajo përpiqet të jetë aty pas jush dhe t’ju ndihmojë në vendimarrjet e vështira në jetë.

Këto momente janë shumë të veçanta për ne dhe shpërqëndrimi për shkak të orareve tona të zëna shpesh e vendos jetën tonë romantike në ndenjësen e pasme.

Siç edhe thonë, është e rrallë të gjeni dikë që është paralel me gjatësinë e valës tuaj mendore. Atë, me të cilin nuk lufton kurrë mbi një zhanër filmash dhe dikush me të cilin mund ta zbrazësh zemrën kur të duash.

Shpirtrat binjakë janë të pandashëm!

Është një ndjesi kaq e mrekullueshme të zgjoheni çdo mëngjes dhe të kuptoni se ka një person i cili ju pëlqen ashtu siç jeni, duke lënë mënjanë lidhjen kozmike.

Nuk ka dyshim. Të gjithë ato luftëra pa kuptim dhe për shkak të keqkuptimeve nuk mund të jenë aq të forta sa për ta çarë këtë lidhje.

Cili është ndryshimi?” – e pyeta atë.  Ndërmjet dashurisë së jetës dhe shpirtit binjak?”

Njëra është zgjedhje dhe tjetra nuk është.”― Tarryn Fisher