PD publikon dosjen e dënimit të vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, 7 vjet burg në Itali

PD ka publikuar sot dosjen e plotë të dënimit të vëllait të Fatmir Xhafajt për trafik droge.

“Xhafaj sfidoi se nëse do ekzisonin faktet dhe provat që dëshmonin se vellai i tij ishte i denuar…këto dokumente gjenden në ministrinë e Brendshme dhe ministrine e Drejtësisë.

Fatmir Xhafaj mohoi dënimin e të vëllait për trafik droge. Fatmir Xhafaj tha që dënimi është çështje e sajuar nga opozita, s’ka fakte dhe prova.

E vërteta është që Xhafaj gënjen dhe është ne dijeni që vëllai i tij Agron Xhafaj është i dënuar me vendim të formës së prerë dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim’, tha deputeti i PD Enkelejd Alibeaj.

“Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim. Vëllai i Fatmir Xhafajt drejtues i një organizate kriminale në Shqipëri dhe Itali. Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar si pjesëtar i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA”, tha Gazmend Bardhi.

“Ministri i Brendshem ka pergjegjësi ligjore se një nga detyrat kryesore të MB dhe policisë se Shtetit është identifikimi i personave të dënuar me vendim gjyqësor në mungesë.

Është detyrë e tij të verifikonin dënimin e tij dhe të merrnin masat ligjore që të arrestohej dhe ekstradohej që ai të vuante dënimin. Opozita ia ka bërë me dije minsitrit të brendshëm që vëllai i tij është i dënuar”, tha Alibeaj.

Pyetjet e PD per Xhafajn:

A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?

Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?

A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?

A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?

A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?

Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?

Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?