Parashikimi i motit, 18 Maj 2018

Kryesisht me kthjellime mbeten zonat veriore por kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë në Jug dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Orët e pasdites shtojnë vranësirat në të gjithë territorin por më të dendura në zonat Jugore duke sjellë shira të dobët dhe të izoluara në Juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rritje me të paktën 2°C sjellin orët e mesditës; më e ndjeshme në Ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 ballë.