Parashikimi i motit, 14 Maj 2018

Përveç kthjellimeve dhe vranësirave, moti për ditën e sotme pritet të ketë edhe reshje shiu.

Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, zonat Qendrore dhe Veriore, do të përfshihen nga reshje shiu të herëpashershme dhe shtrëngata.

Në qarqet Shkodër dhe Lezhë ato do tё jenё mesatare por lokalisht intensive të shoqëruara dhe me shtrëngata. Nё qarqet e tjera ato priten tё jenё tё dobëta por lokalisht mesatare nё qarqet Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.

Temperaturat do të shkojnë nga 8 gradë në vlerat e tyre minimale në zonat malore, deri në 26 gradë, në vlerat e tyre maksimale, në zonat bregdetare.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.