Nëse ke Probleme me Tiroiden, Vetëm Kështu Mund të Humbasësh Peshë

Ndërsa ky mund të mos jetë një lajm për ju, por shtimi në peshë nuk është gjithmonë faji juaj (apo i dikujt tjetër)!

Mjedisi luan rol.

Gjenetika luan rol.

Biologjia luan rol.

Miliona njerëz, mbase edhe ju vetë, keni provuar disa dieta, programe ushtrimesh dhe ndryshime në stilin e tyre të jetesës… dhe përpjekjet e tyre nuk tregojnë edhe aq.

Një numër i madh faktorësh ndikojnë në peshë dhe disa shkojnë përtej asaj që një person mund të kontrolloje.

Shikoni nëse e identifikoni veten me ndonjë nga këto më poshtë:

– Ju keni provuar më shumë se tre dieta kalori-kufizuese.

– Ju jeni duke fituar peshë pavarësisht ndryshimit të dietës apo stërvitjes rutinore.

– Ju keni probleme me humbjen e peshës pavarësisht se sa shumë jeni ushtruar.

– Ju ndjeni sikur metabolizmi juaj është i dobët dhe i ngadaltë.

– Dikur keni arritur të humbisni peshë por tani jo më.

A ju duken të njohura ndonjë nga këto fjali? Nëse po, ju mund të vuani nga një gjendje e njohur si rezistenca ndaj Leptinës, e njohur edhe si “rezistencë tiroide”. Dhe lajmi është se  ju mund të ndryshoni rezistencën ndaj leptinës dhe / ose tiroide.

Këtu janë gjashtë mënyra për të humbur peshë ndërsa jeni me tiroide:

Përmbajuni trajnimit interval me intensitet të lartë

Shumë njerëz duke u përpjekur për të humbur peshë ose janë duke bërë lloje të gabuara të ushtrimeve ose ushtrime joefektive.

Veç kësaj, disa individë në të vërtetë ushtrohen më tepër sesa duhet, duke çuar në prodhimin e kortizolit të tepërt (një hormon që ruan yndyrën) dhe ndryshimin në nivelet e insulinës.

Aktiviteti i tepërt mund të shkaktojë që një person rezistent ndaj tiroides të shtojë në peshë!

Trajnimi Interval me Intensitet të Lartë, është ndoshta lloji më i mirë i stërvitjes për të ngritur hormonet e tiroides dhe për të humbur peshë.

Optimizoni dietën tuaj

Optimizimi i dietës tuaj është i rëndësishëm për të luftuar rezistencën e tiroides dhe për të humbur në peshë. Dhe për disa, “optimizimi” mund të kërkojë disa ndryshime serioze dietike.

Për dikë, është e nevojshme të eliminohen të gjitha burimet e ushqimeve jonatyrale dhe të konsumoni një dietë të tërë ushqimi, nëse është e mundur. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni këtë, filloni duke hequr dorë nga ushqimet e shpejta si dhe nja kafja dhe sheqeri.

Ky është ndoshta hapi më i vështirë, por i sigurt, për të vepruar ndaj rezistencës tiroide.

Mos konsumoni sasi të mëdha proteinash

Ndërsa hapi paraprak ishte më i vështiri, kjo mund të jetë më e diskutueshme.

Këshilla standarde dhe konvencionale për humbjen e peshës shpesh përfshin konsumimin e sasive të mëdha të proteinave dhe, në shumë raste, kjo këshillë është e saktë, por jo në rastin e ndonjë problemi me gjëndrën tiroide.

Arsyeja është se duke ngrënë proteina në çdo vakt rrit nivelet e leptinës, gjë që shkakton rritjen e indeve të yndyrës. Më pak e diskutueshme është reduktimi ose eliminimi i fruktozës, e njohur ndryshe si sheqeri.

Për të qenë të qartë, proteina është shumë e shëndetshme dhe e dobishme për trupin dhe trurin tonë. Ne kemi nevojë për proteina por thjesht nuk kemi nevojë për furnizime të mëdha me proteina çdo ditë.

Kujdesuni nga dieta që redukton kaloritë

Nëse tiroidet po ju mundojnë, dieta kufizuese e kalorive mund t’ju bëjë më shumë keq sesa mirë. Kufizimi i kalorive përkufizohet si konsumimi i çdo gjëje me më me pak se 1,500 kalori në ditë.

Në një studim të botuar në gazetën Obesity, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit në një konkurs për humbje peshe, të cilët u mbështeten në një dietë të rreptë kalorish, rezultuan në dëmtime të rënda metabolike që zgjatën deri rreth gjashtë vjet pas përfundimit të konkurrimit.

Rezultati? Shkalla e metabolizmit (RMR) të pjesëmarrësve, numri i kalorive të djegura gjatë pushimit, u ul me 35%.

Përmirësoni gjumin tuaj

Gjumi është një nga faktorët më të nënvlerësuar në lidhje me humbjen e peshës.

Gjumi i pakët lidhet me një rritje në nivelet e sheqerit në gjak, niveleve të insulinës dhe rezistencën e tiroides dhe leptinës. Gjumi jo i rregullt dhe higjiena e dobët e gjumit mund të ulin rezultatet e humbjes në peshës deri në 200%!

Nëse keni vështirësi për të fjetur, duhet të keni parasysh që të furnizoheni me oksitriptan (5-HTP), acid gama-aminobutirik (GABA) dhe / ose melatoninë. Si gjithmonë, konsultohuni me një profesionist shëndetësor para se të merrni ndonjë ilaç tjetër shtesë.

Optimizoni shndërrimin e hormoneve tiroide

Në thelb, ekzistojnë dy hormone tiroide të rëndësishme për funksionimin e duhur të tiroidit: T3 dhe T4. Idealisht, trupi juaj i konverton T4 në T3 pa ndonjë problem, por ky nuk është rasti me njerëz rezistentë ndaj tiroideve.

Mënyra më e natyrshme për të përmirësuar T4 në konvertimin T3 është përmes shtesave të përshtatshme.

Më thelbësorët e këtyre shtesave janë seleni dhe zinku. Seleni ndihmon në balancimin e sistemit imunitar për të reduktuar inflamacionin, ndërsa zinku rrit T4 në konvertimin T4.