Nëse do të Heqësh Njollat e Verdha nga Rrobat e Bardha të Duhen këto Përbërës

Këto dy metoda fantastike do t’ju ndihmojnë të kurseni kohë dhe para…

A keni hedhur ndonjëherë një këmishë apo bluzë të bardhë për shkak se ajo kishte njolla klasike të verdha të djersës në zonën e sqetullës?

Sa nga këmishat tuaja të preferuara keni hedhur në plehra për shkak të këtij problemi?

Për fat të mirë, ka një zgjidhje të thjeshtë që mund të bëjë që rrobat tuaja të rikthehen në jetë sërish! Ka disa produkte, shumë të lira, të cilat mund të eliminojnë njollat e verdha.

Përveç kësaj, me siguri do t’ keni këto përbërës “magjik” në shtëpinë tuaj. Ja se çfarë duhet të bësh.

Ja si të hiqni njollat e djersës nga rrobat tuaja

Metoda e Parë

Përbërësit:

– një filxhan uthull;

– gjysmë filxhan sode buke;

– një lugë kripë;

– një lugë gjelle me peroksid hidrogjeni

Udhëzimet

1. Zhyteni bluzën ose këmishën në një përbërje me uthull dhe dy gota me ujë të ngrohtë për njëzet minuta

2. Miksoni së bashku bikarbonat natriumi, kripë dhe peroksid hidrogjeni për të formuar një pastë. Hiqeni bluzën nga vaska dhe shtrydheni mirë

3. Mbuloni njollat me pastën e krijuar dhe lëreni për të paktën njëzet minuta

4. Lajeni pastaj këmishën si zakonisht. Dhe voila! Thuajini mirupafshim njollave të verdha!

Metoda e Dytë

Përbërësit:

– sapun;

– peroksid hidrogjeni;

– bikarbonat natriumi;

– furçë dhëmbësh.

Udhëzimet:

1. Mbuloni njollat e djersës me sapun

2. Hidhini sipër një sasi të mirë sode buke, të mjaftueshme për të formuar një pastë të trashë me këto dy përbërës. Butësisht pastroni zonën e njollave duke përdorur furçën e dhëmbëve

3. Pastaj shtoni peroksid hidrogjeni dhe lëreni të veprojë për disa minuta

4. Vendosni bluzën, këmishën në makinën larëse për një cikël normal të larjes.

Në videon më poshtë, mund ta shihni procesin në detaje.

Shpresojmë që këto metoda të thjeshta por të dobishme mund t’ju ndihmojnë të mbani rrobat tuaja të preferuara të bardha në gjendje të përsosur.

Po ju a keni metodat tuaja sekrete për të hequr njollat nga rrobat?