Nëna e 3 Fëmijëve Zbulon si të Ktheheni në Formë Duke u Ushtruar në Shtëpi

Kur lindim një bebe, nuk kemi kohë që të shkojmë në palestër, por të gjitha nënat e reja duan të rikthejnë format që kishin, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Një studim ka treguar se gati 60% e nënave me fëmijë 1 deri në 2 vjeç, vazhdojnë t’i mbajnë disa kile të tepërta.

Nëse nuk doni që të jeni pjesë e këtyre statistikave, mund të filloni të ushtroheni në shtëpi dhe ta bëni beben tuaj shokun e ri të stërvitjes!

Olga Baykina, nëna e tre fëmijëve, ka bashkëndarë disa veprime të cilat jo vetëm që do t’ju ndihmonë që të digjni kalori por edhe që të shpenzoni kohë me beben tuaj.

Squats

Mbajeni beben në krahë përpara vetes. Qëndroni me këmbë të hapura aq sa gjërësia e shpatullave tuaja. Uluni mbrapa sa më poshtë që të jetë e mundur me gjunjët matanë kyçeve.

Rikthehuni në pozicionin fillestar.

Zgjatjet përpara

Qëndroni me këmbë të hapura dhe mbajeni beben ngjitur me belin. Bëni një hap të madh përpara me këmbën e djathtë dhe uleni trupin derisa gjunjët të formojnë një kënd 90 gradë.

Ndërroni këmbën dhe përsëritni ushtrimin.

Zgjatjet anash

Mbajeni beben përmbys. Vendosini duart poshtë bebes dhe bëni një hap të madh anash, duke u siguruar që gjuri të mos e kalojë drejtimin e gishtave të këmbës.

Mbajeni drejt këmbën e djathtë dhe më pas përsëritni ushtrimin me këmbën tjetër.

Pliés

Mbajini këmbët të hapura më larg se sa gjërësia e shpatullave. Mbajeni beben përpara jush, përkulni gjunjët sa më larg që të jetë e mundur derisa të krijojnë një kënd 90%.

Qëndroni në këtë pozicion për 2-3 minuta dhe më pas rikthehuni në qëndrimin fillestar.

Urat e legenit

Qëndroni në shpinë dhe me gjunjë të përthyer. Mbajeni beben sipër jush, ose uleni në pjesen e legenit nëse është e mundur.

Ngrijini ijet lart dhe më pas rikthejini në dysheme sërish.

Mbledhjet e pasme

Qëndroni me shpinë në dysheme dhe me gjunjët drejt kraharorit. Vendoseni beben tuaj në kërci. Ngrijini ijet dhe pjesën e sipërme të trupit përpara. Jepini bebes një të puthur në ballë!

Rikthehuni në pozicionin fillestar.

Statike horizontale

Lëreni beben në dysheme pranë jush. Vendosini bërrylat tuaj në dysheme dhe peshoni në parakrahë.

Sigurohuni që bërrylat të jenë nën shpatullat tuaja. Mbani një vijë të drejtë nga koka tek këmbët. Qëndroni në këtë pozicion për 1-2 minuta.

Përpiquni t’i lini pak kohë vetes për t’i realizuar këto ushtrime çdo ditë. Kujdesuni gjithmonë për sigurinë e bebes ndërkohë që ushtroheni.

Shijojeni procesin dhe përdoreni si një kohë në të cilën luani me beben, i cili me siguri do ta pëlqejë këtë gjë!