Lira Gjika paralajmëron: Nëse i ndëshkoni kështu fëmijët, po i gjymtoni

Lira Gjika: Këto forma ndëshkimi të fëmijëve vetëm sa çojnë në zhvillimin e bulimisë, frikës dhe dyshimit,

Ndëshkimi, i fëmijëve nuk duhet të jetë i lidhur me ushqimin apo gjumin.

Shpesh prindërit, kur humbin durimin më fëmijët, pasi nuk iu binden, i ndëshkojnë duke mos i lejuar të konsumojnë një ushqim apo ëmbëlsirë që u pëlqen ose i dërgojnë për të fjetur.

Sipas Pediatres së njohur Lira Gjika, shprehjet: “nuk ke për të ngrënë”, apo “shko të flesh”, janë ende në përdorim edhe pse tashmë dihet që kanë efekt negativ e deri gjymtues për fëmijën.

Studimet tregojnë, se shfaqja e bulimisë në adoleshencë, ka në themel edhe këto eksperienca të fëmijërisë të cilat pengojnë dhe ngatërrojnë perceptimin e ushqimit në mënyrë të drejtë.

Ushqyerja si procesi bazë i mbijetesës për çdo gjallesë dhe së bashku me gjumin nuk duhen përfshirë në teknikat dhe metodat e ndëshkimit.

Ato janë në radhë të parë procese të rëndësishme psiqike që lidhen me ekzistencën.

Dhe kur një fëmijë kërcënohet me elementët e ekzistencës, nuk fitohet asgjë e mirë përveçse është kultivuar frika dhe dyshimi që i bën të huaj njerëzit me njëri – tjetrin.

Dhe kur jemi të huaj në familje, si mund të jemi miqësorë me të tjerët.

/ Revista Psikologji