Lidhja e Mrekullueshme mes Babait e Vajzës është Magjike! Mos i Humbisni këto Ilustrime Prekëse…

Snezhana Soosh është një artiste ukrainase 37-vjeçare. Kohët e fundit ajo filloi të postojë në Instagram disa ilustrime prekëse të një babai me fëmijën e tij.

Për fat të keq, kjo nuk është një çështje e situatave që ajo ka jetuar personalisht, pasi babai i saj kurrë nuk ka qenë pjesë e jetës së Snezhanas.

Gruaja shpreson që me artin e saj mund të frymëzojë të rinjtë, si djali i saj, që sapo të rriten, të jenë gjithmonë të pranishëm në jetën e vajzave të tyre.

Ne kemi përzgjedhur imazhet më të bukura. Hidhuni një sy!

A ka ndonjë që ju kujton një moment të caktuar me babain tuaj?

1. “Baballarët janë gjithmonë të gatshëm për të na mbrojtur nga çdo gjë – qofshin ato ngacmime të shkollës ose përbindësha që fshihen poshtë shtratit”

2. “Baballarët kurrë nuk kanë frikë të bëjnë gjëra që janë të pamundura për ne. Si, për shembull, të mësojnë se si të bëjnë një gërshet”

3. “Kur je me babin, gjithmonë duket se ndodhesh mbi gjithë botën”

4. “Ai është aq i ngrohtë dhe i butë”

5. “Një baba i madh mund ta bëjë veten shumë të vogël për vajzën e tij të dashur”

6. “Ata e dinë saktësisht se çfarë na pëlqen”

7. “Kjo është arsyeja pse gjithmonë është kaq e vështirë ta lëmë të shkojë”

8. “Luajnë me ne”

9. “Qielli ynë është fantazi”

10. “Baballarët me të vërtetë mund të bëjnë gjithçka, madje edhe gjëra të çmendura”

11. “Ata janë gjithmonë të gatshëm të na argëtojnë!”

12. “Baballarët e kalojnë jetën e tyre duke i mbrojtur dhe duke i dashur bijat e tyre”

Këto imazhe, kaq delikate e emocionuese, janë shumë të bukura dhe ndihmojnë në rivendosjen e lidhjes së humbur midis babait dhe vajzës.

Ndajeni këtë artikull me babain tuaj ose vajzën tuaj!

Shpërndani dashuri!