Lezhë/ Pallatit në Shëngjin i vendoset lëndë plasëse

Ditën e djeshme në një pallat në ndërtim e sipër në Shëngjin është vendosur një lëndë plasëse.

Sipas njoftimit të Policisë Lezhë kanë qenë persona ende të paidentifikuar që kanë vendosur lëndë plasëse në njërin kat të tij, ku për pasojë ka pasur dëme materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i Policisë Lezhë

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj pronës

Më datë 16.05.2018, në Shëngjin, Lezhë, në një pallat në ndërtim e sipër, në pronësi të shtetasit A.L.46 vjeç, banues në Lezhë, persona të paidentifikuar kanë vendosur lëndë plasëse në njërin kat të tij, ku për pasojë ka pasur dëme materiale.

Po punohet për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, Neni 152 i Kodit Penal.