Historiani Paulin Z. Zefi njofton zbulimin arkeologjik rastësor pranë Sheshit Gjergj Kastrioti

Punonjësit e ndërmarrjes së gjelbërimit gjatë ditës së sotme po hapnin një gropë pranë Drejtorisë së Arkivit në sheshin kryesor, ndërkohë gjatë punës për ndërtimin e një pusete për vendosjen e pompës së ujit që nëpërmjet shpimit me sondë do të bënte të mundur vaditjen e barit në lulishten e qendrës, në thellësinë 1.30 m u bë një zbulim arkeologjik rastësor.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, vetë Historiani Paulin Z. Zefi.

Sipas Zefit bëhet fjalë për zbulimin e një skeleti njeriu sepse 10-fragmetet kockore që kanë dalë në dritë dhe që sapo janë pastruar dhe inventarizuar janë;

1)6-pjesë nga struktura e kafkës që i përkasin kockës parentale, frontale dhe asaj temporale.

2)Pjesa e sipërme e Humerusit ose kocka e krahut.

3)Fragment lateral i kockës së shpatullës.

4)Pjesë kockore që i përket Klavikulës(Heksi).

5)Një vertebër e shtyllës kurrizore që i përket strukturës së sipërme që lidhet me kafkën, pra qafës.

“Nëntoka shumë e pasur me material arkeologjik pranë qendrës së qytetit të Lezhës, Sheshi Gjergj Kastrioti, nuk resht duke na surprizuar!… Njoftimin do ta dërgoj edhe në adresë të A.SH.A(Agjensia e Shërbimit Arkeologjik) në Tiranë në mënyrë që të vlerësojnë rastin në fjalë” – shkruan historiani Zefi.