Lezhë/ Mungesa e banjove publike vazhdon

Mungesa e banjove publike vazhdon që të paraqitet një problem mjaft shqetësues në qytetin e Lezhës.

Në mungesë të tyre qytetarët kryejnë nevojat e tyre personale në çdo cep të qytetit, duke i dhënë Lezhës një imazh mjaft negativ.

 

Të pyetur për sa i përket kësaj problematike qytetarët shprehen se në mungesë të këtyre banjove duhet të shkojnë në lokal për të marrë një kafe në mënyrë që të kryejnë nevojat personale.

Mungesa e banjove publike ka bërë që zona arkeologjike pranë vendvarrimit të Skënderbeut dhe ajo e Obeliskut në Lezhë të shërbejnë si të tilla.

Shumë turistë ngelen të tmerruar me ato çfarë shikojnë në një zonë të tillë arkeologjike.

Ky problem vijon prej vitesh dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare.