Lezhë/ Farmacitë në protestë, lista e re e barnave të rimbursueshme i fundos!

Ashtu si në të gjithë vendin edhe farmacistët në Lezhë i janë bashkuar tubimit paqësor përmes të cilit kërkojnë të marrin garancinë nga Ministria e Shëndetësisë për miratimin e kontratës dypalëshe, me korrigjimet e kërkuara nga farmacistët.

Farmacistët kundërshtojnë listen e re të barnave të rimbursueshme, pasi sipas tyre u ka shkaktuar dëm financiar pasi disa barna që i kanë blerë më shtrenjtë, tani janë të detyruar t’i shesin me gati gjysmën e çmimit.

Protesta ka nisur në oren 11 dhe ka zgjatur deri në oren 13. Kjo protestë ka penalizuar shërbimin për qytetaret duke berë që këta të fundit të kthehen mbrapsht në pamundësi për t’iu shërbyer.