Lezhë/ Banorët e Grashit protestojnë: Një firmë “fantazmë” po na merr tokën bujqësore

Banorët e fshatit Grash të Njesise Administrative Dajç në Lezhë, janë ngritur në protestë, me pretendimin se po ju grabitet prona e trasheguar nga të parët e tyre nga persona të paidentifikuar.

Ata thonë se është afro 70 hektarë tokë bujqësore në fshat, e cila është zaptuar nga një firmë private të cilët ata e quajnë “fantazmë”.

Aktualisht sipërfaqja e tokës që banorët pretendojnë se u është marrë është e mbjellë me kultura të ndryshme.

Për të kërkuar zgjidhjen e kesaj çeshtje një përfaqësi e banorëve u takua me prefektin e Lezhës Gjergj Prendi.

Ky i fundit tha se do ta referojë këtë çështje pranë instancave qeveritare dhe shumë shpejt banoret do të marrin një përgjigje ligjore.

Për këtë tokë që banorët pretendojnë se po u merret padrejtesisht është tokë shtet dhe që këta të fundit nuk kanë asnjë dokumentacion për të.