LAJM I FUNDIT/ Arta Marku shkarkon Besim Hajdarmatajn, prokuror i çështjes “Tahiri”

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka shkarkuar nga detyra Kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmatajn.

“BalkanWeb” raporton se vendimi është marrë gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se Hajdarmataj ishte prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Aktualisht dosja e Tahirit dhe Habilajve është në dorën e tij.

Po kështu mësohet se në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela.