Kjo Letër e një Mësueseje në Pension Është Shpërndarë nga Miliona Njerëz: A ndani të njëjtin mendim?

Letra më e sinqertë që mund të keni lexuar…

Megjithëse puna e prindërve dhe mësuesve duhet të ketë qëllimin e përbashkët të edukimit të fëmijëve e të rinjve dhe të përfaqësojë udhëzues të besueshëm për ta, nuk është e rrallë që ata të jenë të paaftë të bashkëpunojnë dhe të përfundojnë në konflikt me njëri-tjetrin.

Në përgjithësi sistemi arsimor ka rënë në një kolaps të vërtetë. Mësues që nuk janë më entuziastë e kënaqur me punën që bëjnë dhe prindër që nuk shohin rezultate dhe nuk janë të kënaqur me punën e mësuesve.

Çfarë po ndodh?

Lidhur me këtë marrëdhënie në ngërç, një mësuese në pension me emrin Lisa Roberson ndjeu nevojën për të treguar arsyen e saj se pse nganjëherë sistemi shkollor dështon dhe, lexojeni mirë se ku e ka fjalën ajo.

Fjalët e saj kanë pasur shumë impakt në rrjetet sociale në internet.

Mësuesja Lisa Robertson iu drejtua një gazete lokale për të publikuar qëndrimin e saj mbi marrëdhënien prind-fëmijë-mësues.

Ja çfarë shkruan ajo:

Si mësuese në pension, mund të them se jam shumë e lodhur nga njerëz që nuk dinë asgjë për arsimin publik ose që nuk kanë hyrë në shkollë për vite me radhë, por që ende besojnë se dinë si t’i zgjidhin problemet aty.

Problemi nuk janë mësuesit! Problemi janë prindërit! Ata, të cilët nuk u mësojnë fëmijëve të tyre sjellje më të mira, respektin ose rregullat më të thjeshta të bashkëjetesës me të tjerët.

Fëmijët vijnë në shkollë me këpucë që kushtojnë më shumë se veshja e një mësuesi, por nuk kanë lapsa dhe fletore me vete. Kush mendoni se ua jep ato? Mësuesit e bëjnë këtë, shpesh duke i paguar nga xhepat e tyre.

Kur të shikoni për shkollat që nuk funksionojnë, shikoni prindërit dhe nxënësit. A paraqiten ata në bisedime? A shkojnë dhe flasin rregullisht me mësuesit? A sigurohen që fëmijët e tyre të kenë gjithçka që mund të kenë nevojë në shkollë?

A sigurohen që ata bëjnë detyrat e shtëpisë? A e dinë ata nëse fëmijët e tyre marrin pjesë dhe mbajnë shënime në klasë? Nëse në klasë dëgjojnë apo shqetësojnë të tjerët?

Kur u përgjigjemi këtyre pyetjeve është e qartë se nuk janë shkollat që nuk funksionojnë, por familjet që dështojnë.

Mësuesit nuk mund të bëjnë punën e prindërve. Derisa prindërit nuk do të fillojnë të bëjnë mirë punën e tyre, gjërat në shkollë nuk do të mund të përmirësohen asnjëherë.

Letra origjinale e shkëputur nga gazeta

Fjalët e kësaj mësueseje duken me të vërtetë radikale, por në shumë vite pune që ajo ka patur në arsim në kontakt me fëmijët e të rinjtë me siguri do të ketë patur të bëjë me familje që nuk kanë qenë asnjëherë të pranishme.

Sipas mendimit tuaj a është e vërtetë se problemi vjen edhe nga këto mangësi të prindërve?