Këshillat e Provuara Shkencërisht se si të Qëndroni në Formë me Përpjekje Minimale

Ju mund të gjeni një milion këshilla në internet rreth asaj se si të qëndroni të shëndetshëm dhe tërheqës: llogaritni kaloritë, merruni me sport, hani më pak dhe kështu me radhë.

Por shkencëtarët kanë një tjetër pikëpamje.

Këtu janë 14 këshilla të provuara shkencërisht që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm me shumë pak përpjekje, që të mbani një trup të shëndetshëm, të dobët dhe tërheqës, për shumë vite që do të vijnë.

Mjaft i llogaritët kaloritë

Një cilësi e lartë e ushqimit është më e rëndësishme se kaloritë.

Një studim 20-vjeçar tregoi se ushqimet e përpunuara dhe pijet me sheqer shkaktojnë rritjen më të madhe në peshë.

Pra, kushtojini vëmendje jo asaj që sa kalori ka në ushqimin tuaj, por se sa i shëndetshëm është ai.

Mbusheni me perime gjysmën e pjatës suaj.

Frutat dhe perimet janë burime të fibrave, ujit dhe mikroelementeve të dobishme. Hulumtimet kanë treguar se nëse vendosni shumë perime dhe fruta në pjatën tuaj, shëndeti juaj përmirësohet.

E njëjta gjë funksionon edhe për supermarketet tuaja: nëse gjysma e karrocës suaj është e mbushur me fruta dhe perime, ju jeni në gjysmë të rrugës për të qenë të shëndetshëm.

Hani çfarë të doni dhe kur të doni

Ndonjëherë ne vendosim që ta shmangim konsumimin e produktet tona të preferuara për një kohë, por nuk mund ta bëjmë këtë përgjithmonë dhe kështu pastaj hamë shumë nga ato produkte dhe fitojmë peshë.

Për të qëndruar gjithmonë të fortë dhe të shëndetshëm, duhet të hamë atë që duam dhe të shijojmë çdo pjesë pa u ndjerë fajtore. Mos ia ndaloni vetes që të mos mendoni për ushqimin tuaj të preferuar gjatë gjithë kohës.

Përdorni “rregullin e dy kafshimeve”.

Nëse me të vërtetë dëshironi që të hani diçka të pashëndetshme, mashtrojeni trurin: kafshojeni një herë, pini një gotë ujë dhe më pas kafshojeni edhe një herë. Ndjesia e ngopjes do t’ju vijë më shpejt.

Fillojeni ditën tuaj me proteina

Ushqimet e pasura në proteina reduktojnë nivelet e “hormonit të urisë”, grehlin-it.

Për këtë arsye, vezët, gjoksi i pulës dhe Greek Yogurt mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur deri në drekë, në mënyrë më efektive sesa një mëngjes me karbohidrate.

Ecni dy minuta, çdo orë

Nëse duhet të qëndroni të ulur gjatë punës, bëjeni si rregull që të ecni 1-2 minuta për çdo orë që kaloni ulur.

Ju gjithmonë mund të gjeni një arsye për të vizituar një tjetër departament, të shkoni në këmbë në katin e sipërm ose të dilni jashtë për një minutë. Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni aktivë për tërë ditën.

Asnjëherë mos i hani ushqimet e shpejta nga paketimi

Ju mund të hani për aq shpejt sa një periudhë kohe prej 5 minutash, një sasi të madhe patatesh të skuqura, biskota ose karamele nga një paketim i madh.

Vendosni ushqime në një pjatë, ose ndajini në qese më të vogla: kjo do t’ju ndihmojë të kontrolloni se sa keni ngrënë dhe kur është koha për të ndaluar.

Përdorni “rregullin e 10 minutave”.

Ky rregull funksionon për çdo zakon të mirë. Nëse dëshironi të shkoni në shtrat më herët, shkoni për të fjetur 10 minuta para se të keni planifikuar fillimisht.

Nëse doni të bëni yoga por nuk mund të gjeni ndonjë kohë të lirë, filloni me 10 minuta në ditë.

Zgjidhni vakte të mëdha

Një profesor nga Pensilvania zhvilloi një studim dhe erdhi në këtë përfundim: porcionet e mëdha të ushqimit ose të vaktit që përmbajnë shumë ujë, janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të mos u tejngopur.

Një tas i madh sallatë do të mbushë stomakun tuaj shumë më shpejt se një grusht arra, dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur.

Reduktojeni konsumimin e sheqerit deri në 6 lugë

Një sasi e madhe e sheqerit në ushqimin tuaj rrit shanset që të mund të merrni diabetin e tipit 2. Ai gjithashtu çon në obezitet.

Ekspertët e shëndetësisë japin rekomandimet e tyre për konsumin e sheqerit ditor: 6 lugë gjelle në ditë për gratë dhe 9 për meshkujt.

Jini egoistë

Të jesh egoist do të thotë të mendosh se je personi më i rëndësishëm. Ekspertja e dietës Ann Fletcher rekomandon që ta vendosni veten në fillim dhe të kujdeseni për veten dhe trupin tuaj.

Jini egoistë: mos u jepni gjëra të tjerëve. Merrni diçka për veten tuaj së pari.

Afrojeni tryezën sa më afër dritares

Hulumtimet tregojnë se një sasi e madhe e dritës së diellit ka një ndikim pozitiv në dy gjëra: cilësinë e gjumit dhe në produktivitetit tuaj.

Për të qenë të shëndetshëm, gjeni një mënyrë për të punuar një një vend pune ku ka dritë dielli.

Konsumoni pije të ngrohta

Pije e ngrohta ulin sasinë e mbetjeve metabolike, prandaj procesi i plakjes ngadalësohet.

Një gotë çaji ose një gotë me ujë të ngrohtë (idealisht 30 minuta para vaktit) përshpejton tretjen, rrit produktivitetin e metabolizmit tuaj dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Mos i lani dhëmbët pasi të hani

Specialistët nuk e rekomandojnë pastrimin e dhëmbëve menjëherë pas ushqimit, duhet ta bëni këtë të paktën 30 minuta pas.

Nëse keni ngrënë ose pirë ndonjë gjë të thartë, mos i lani dhëmbët pas ngrënies, që të mos dëmtoni smaltin.