Jeta Nuk të Merr Asgjë, Pa të të Dhënë Mbrapsht Diçka që Vërtet e Meriton…

Të gjithë kemi ëndrra në jetë dhe përpiqemi t’i realizojmë ato. Për ëndrrat më të mëdha përpiqemi më tepër dhe për ato më të voglat, të cilat mundet edhe të presin, përpjekjet janë më të vogla.

Nga ana tjetër, ne kemi dhe dëshira. Shpresojmë përditë që të jemi të shëndetshëm dhe që personat e dashur për ne, të mos preken nga sëmundjet.

Por çfarë ndodh, nëse nuk i realizojmë ëndrrat tona, apo nëse dikush largohet nga jeta jonë?

Zgjidhja më e thjeshtë është fajësimi i jetës dhe fatit. Mendojmë se jemi të pafatë dhe se jeta ka vendosur të na dënojë për diçka që mund të kemi bërë gabim. Ndërkohë, harrojmë se jeta nuk bën gabime.

Askush nga ne nuk jeton në atë mënyrë, për të cilën nuk ka nevojë. Nëse je përpjekur, nëse ke bërë gjithçka, nëse ke dhënë maksimumin dhe sërish gjërat nuk kanë funksionuar ashtu siç do të doje, atëherë jeta është duke të të dhënë një mesazh tepër të madh.

Ajo po të tregon se gjëja që po kërkon të arrish, nuk është e mirë apo e nevojshme për ty, pavarësisht se sa shumë e dëshiron ta arrish.

Je magjepsur nga bota, ke krijuar një nevojë dhe ke filluar të besosh se vërtet e ke të nevojshme atë që ke kërkuar të arrije. Gjithçka ka funksionuar si një nevojë e përgatitur paraprakisht, pavarësisht se në të vërtetë nuk ke pasur nevojë për të.

Është koha t’i thuash vetes “Mjaft” dhe të marrësh fuqitë e duhura për të ecur fuqishëm përpara. Beso se ke më shumë fuqi dhe do t’ia dalësh mbanë në jetën tënde, pavarësisht një dështimi diku, apo një humbjeje, sado tragjike të ketë qenë.

Planet e jetës sonë janë të mëdha për ne dhe ato i kuptojmë disa kohë, pasi na ndodhin ngjarje si këto më sipër.

Sa më pak ta mendosh diçka, aq më të lehtë do ta kesh ta harrosh atë dhe aq më pak do të vuash. Vazhdo të besosh se asgjë nuk është mjaft e madhe, saqë t’ia vlejë të të bëjë të vuash.

Ti meriton lumturinë dhe përderisa diçka apo dikush po të fal trishtimin, është koha të mos e mendosh më atë gjë apo atë person. Gjej diçka të re që do të të interesonte.

Kryej një aktivitet të ri që të intereson dhe do ta kesh më të lehtë ta kalosh një dështim, apo një largim të dikujt që ke dashur…

/ bota.al