Ja si ta Skedulosh në Mënyrë të Përsosur Ditën, Duke Zbuluar Kronotipin Tënd!

Sipas doktorit Michael Breus, nëse zbuloni llojin tuaj të gjumit, do të bëheni më energjik dhe do të jeni më pak i lodhur gjatë ditës.

Ai studioi një grup pacientësh dhe i ndau ato në 4 kronotipa: “arinjtë”, “luanët”, “ujqërit” dhe “delfinët”.

Ai pretendon se nëse ju keni lodhje dhe e keni të vështirë të zgjoheni në mëngjes, me siguri nuk ndiqni orarin ditor të kronotipit tuaj.

(Kronotipi i referohet manifestimit të sjelljes së ritmeve themelore të proceseve fizike e biologjike të panumërta. Kronotipi i një personi është tendenca e natyrshme që një individ të flejë në një kohë të caktuar gjatë një periudhe 24-orëshe.)

Zbuloni kronotipin tuaj dhe organizojeni ditën sipas kronotipit tuaj.

“Arinjtë”

50-55% e të gjithë njerëzve në botë janë “Arinj”. Ata kanë një orar të qëndrueshëm të gjumit, por zakonisht nuk ndiejnë se kanë bërë gjumë të mjaftueshëm.

Të dielën në darkë, ata qëndrojnë deri vonë dhe nuk mund të hyjnë në ritëm si duhet gjatë javës.

Rregulli kryesor: “Arinjtë” nuk duhet të flenë më shumë se 8 orë – madje edhe gjatë fundjavave!

Orari ditor për “Arinjtë”

Mëngjesi: nga ora 7 deri në 11 të mëngjesit.

Zgjohuni dhe ushtrohuni për 8-10 minuta.

Hani një mëngjes të mesëm dhe pini kafe: kjo do të ndihmojë që të mos hani shumë në mbrëmje dhe kaloritë e tepërta do t’ju japin energjinë e nevojshme për tërë ditën.
Planifikoni ditën tuaj.

Produktiviteti maksimal: nga ora 11 deri në orën 18:00

Bëni fillimisht gjërat që kërkojnë shumë energji dhe përqëndrim. Ju do t’i plotësoni ato më shpejt.

Ju lodheni sa afron mesdita. Kjo është arsyeja pse është më mirë të dilni për një shëtitje. Ngjyrat e ndritshme dhe dielli do ta zgjojnë organizmin tuaj dhe do të ndihmojnë në luftimin e përgjumjes.

Hani drekë në orën 12:00 pasi do t’ju japë energji për pjesën tjetër të ditës.

Nga ora 2, ju mund të filloni të ndiheni të lodhur përsëri. Kështu që ju mund të organizoni pushime për një kafe për t’ju ndihmuar të merrni veten gjatë pasdites.

Pas punës: nga ora 6 deri në 10 të darkës

Është koha më e mirë për një stërvitje. Është e vështirë t’ia nisësh, por vetëm në fillim.
Hani një darkë të lehtë pas ushtrimit: më shumë proteina dhe më pak karbohidrate.

Fundi i ditës: nga ora 10 deri në orën 23:00

“Arinjtë” mund të qëndrojnë deri vonë, por gjithmonë ndihen të lodhur në mëngjes.
Kjo është arsyeja pse më mirë të fikni telefonat tuaj në orën 10 dhe të shkoni në shtrat në orën 11:00.

“Luanët”

15% e njerëzve janë “Luanë”. Ata mund të zgjohen edhe para lindjes së diellit dhe të bëjnë 80% të gjitha detyrat dhe punët e tyre përpara se shumica e njerëzve të zgjohen.

Por “luanët” zakonisht nuk mund të qëndrojnë energjik gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Ata ndjehen të lodhur dhe mund të duken të mërzitur nëse dalin me miqtë në mbrëmje.

Orari ditor për “Luanët”

Mëngjesi: nga ora 5:30 deri në 10:00

Mëngjesi juaj duhet të përbëhet nga më shumë proteina dhe më pak karbohidrate. Pas mëngjesit dhe para se të zgjohemi, mund të meditoni ose të punoni. Ju mund të pini kafe rreth orës 10:00.

Produktiviteti maksimal: nga ora 10 deri në 5 të pasdites

Ndërsa konsumuat mëngjesin 3-4 orë më parë, mund të keni një pushim të lehtë dhe të hani një ushqim me proteina ose të konsumoni kos. Është kulmi juaj i energjisë tani: merrni sa më shumë nga ajo sa të mundeni.

Mos i planifikoni takimet në mbrëmje pasi do të jeni të lodhur. Planifikojini të gjitha takimet tuaja pasditen.

Ju ende keni energji dhe forcë pas drekës. Mundohuni të plotësoni sa më shumë detyra që mundeni para orës 2 të pasdites. Pas orës 3 të pasdites, merruni me punë më të thjeshta.

Pas punës: nga ora 5 deri në 9 të darkës

Nga ora 5, ju filloni të ndiheni të lodhur kështu që përpiquni të shmangni punën pas kësaj kohe.

Është një kohë e mirë për t’u stërvitur për t’ju dhënë më shumë energji. Hani një darkë të shëndetshme.

Fundi i ditës: nga ora 21:00 deri në 22:30

Falë ushqimit të shëndetshëm dhe ushtrimit, keni pak energji për të kaluar kohë me miqtë. Duhet të shkoni në shtrat në orën 22:00.

“Ujqërit”

15-20% e njerëzve i përkasin grupit të “Ujqërve”. Ata e urrejnë mëngjesin, shkojnë në shtrat shumë vonë dhe e fikin alarmin e tyre disa herë në mëngjes. Ata zakonisht janë vonë për në punë dhe duhet të pijnë 3 kafe të forta për t’u zgjuar.

Orari ditor për “ujqërit”

Mëngjesi: nga ora 7:30 deri në ora 12:00

Vendosni 2 alarme 20 minuta larg njëri-tjetrit. Alarmi i parë do t’ju zgjojë dhe i dyti do t’ju bëjë të dilni nga shtrati.

Dilni në ballkon ose në një zonë tjetër të hapur dhe pini ujë. Do t’ju ndihmojë të ndaloni së urryeri gjithçka.

Është më mirë të shkoni në këmbë. Keni nevojë për një shëtitje 20-40 minuta. Do t’ju ndihmojë të qartësoni mendjen.

Në orën 11 të mëngjesit, mund të hani mëngjes dhe pini kafe.

Produktiviteti maksimal: nga ora 12 deri në orën 20:00

Shtyjini të gjitha detyrat kryesore deri në ora 13 dhe përfshihuni në procesin e punës ngadalë.

Në orën 2 të drekës, ju jeni në pikun tuaj të produktivitetit. Merruni me detyra sfiduese dhe bëni plane.

Në orën 5 të pasdites, ju jeni ende energjik. Bëni një pushim dhe vazhdoni të punoni. Është koha e përkryer për punë kreative.

Pas punës: nga ora 20 deri në ora 23

Pas punës (rreth orës 19:00) ju mund të shkoni në palestër. Hani darkë në orën 20:00.

Fundi i ditës: nga ora 22:00 deri në orën 00:00

Është e lehtë për ju që të qëndroni deri vonë. Kjo është arsyeja pse mund të fikni telefonat tuaj në orën 23:00 dhe të shkoni në shtrat rreth orës 00:00.

“Delfinët”

10% e njerëzve janë “delfinë”. Këta janë individë neurotikë që flenë shumë të shqetësuar. Ata zakonisht vuajnë nga pagjumësia dhe kalojnë netët e tyre duke lexuar lajme dhe duke biseduar në internet.

Orari ditor për “Delfinët”

Mëngjesi: nga ora 6 deri në 10 të mëngjesit

Është më mirë të filloni ditën me një vrap në mëngjes dhe disa ushtrime. Bëni një dush të ftohtë ose të alternuar për t’u zgjuar plotësisht.

Hani një mëngjes të ekuilibruar në orën 8: karbohidratet dhe proteinat duhet të jenë në sasi të barabarta.

Produktiviteti maksimal: nga ora 10 deri në orën 18:00

Pini kafe me pak kafeinë dhe në sasi të vogla. Koha e kulmit tuaj të energjisë është ndërmjet orës 10 dhe 12 të drekës. Është koha më e mirë për të kryer detyrat më të vështira.

Ju filloni të ndiheni të lodhur pas drekës. Prandaj duhet të dilni dhe të ecni për 20 minuta.
Ju do të keni energji të mjaftueshme për t’u marrë me të gjitha detyrat tuaja deri në orën 18:00.

Pas punës: nga ora 6 deri në 10 të darkës

Konsumoni një meze të lehtë (një banane, proteina ose sallatë) dhe shkoni në palestër. Por mos bëni ushtrime të sforcuara pasi ato nuk do të kontribuojnë në gjumin e duhur.

Hani darkë në orën 21:00. Është gjithashtu një kohë e mirë për të biseduar me miqtë ose anëtarët e familjes suaj. Ju gjithashtu mund të zgjidhni probleme dhe konflikte gjatë kësaj periudhe kohore.

Fundi i ditës: nga ora 10 deri në orën 12 të darkës

Bëni një dush të ngrohtë, largojini të gjitha pajisjet dhe lexoni një libër në orën 10:00.
Shkoni në shtrat deri në orën 12 të darkës. Ju nuk mund të bini në gjumë menjëherë.

Mundohuni të ndryshoni pozicionet derisa të gjeni një pozicion të rehatshëm.

Cili është kronotipi juaj?