Izraeli fiton “Eurovision 2018″/ Ja në cilin vend u rendit Shqipëria

Ka përfunduar ‘Eurovision 2018’ ku Shqipëria përfaqësohej nga këngëtari Gent Bushpepa me këngën ‘Mall’ i cili u rendit në vendin e 11-të ndërsa fitues u shpall Izraeli.

Netta që ka përfaqësuar shtetin e Izraelit, ka arritur të fitojë në Edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës “Eurovision” duke dalë e para falë pikëve të publikut.

“Faleminderit qe i pranoni dallimet mes nesh.” – janë fjalët e këngëtares nga Izraeli pasi u ngjit në skenë për ta marrë çmimin.

Eugent Bushpepa ka bërë të gjithë shqiptarët krenarë me kualifikimin fillimisht në natën finale të “Eurovison”, e mbrëmë ai ka bërë një paraqitje të mrekullueshme e virtuoze.

Në Eurovision ishin tre shqiptarë që përfaqësoni shtete të ndryshme, ku Qipro u rendit në vendin e dytë me 436 pikë e cila u përfaqësua nga Eleni Fouriera ndërsa Italia në vendin e pestë me 308 pikë u përfaqësua nga Fabricio Moro dhe Ermal Meta.

Sipas traditës ‘Eurovision 2019’ do të zhvillohet në Izrael.