Ish-drejtuesja QZHD Lezhë: “Znj. Marku dhe Z. Sufja dëshirë për hardallisje para mediave”

Nga Alma Jaku, 

BLA… BLA…

Duke dëgjuar intervistat e Znj. Marku dhe Z. Sufja kuptova vetëm një dëshirë për hardallisje para mediave.

Shumë fjalë dhe asnjë zgjidhje për Mozen, Florën dhe Majlindën. Ndjej dhimbje kur i shoh këta “fëmijë“ (sepse mosha mendore e tyre është e tillë) me bark të fryrë e duar të shtrira rrugëve të Lezhës.

Pak vite më parë nuk e kisha menduar se një ditë do i shikoja në këtë gjendje mjerane.

Pavarësisht aftësive të kufizuara mendore, kishin një krenari njerëzore, kurrë nuk kërkonin lëmoshë rrugëve dhe as nuk kishin vesin e vjedhjes.

Nëse jeni të paaftë për të dhënë zgjidhje, mos u bëni qesharakë duke u përpjekur të dukeni të pa faj për gjendjen e motrave Kola.

Çështjet sociale nuk duan “supëraftësi” për t’u shmangur nga përgjegjësia ligjore, por duan dashuri dhe përkushtim përtej detyrës!