Ish-deputeti Ndocaj thirrje shqiptarëve: Mos u shitni për 5 mijë lekë, ju meritoni më shumë

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka shfrytëzuar një foto përballë statujës së Presidentit ikonë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln, për t’u bërë thirrje lezhjanëve që të reflektojnë mbi zgjedhjet e ardhshme vendore 2019.

Duke rikujtuar se përse nuk duhet të shitet vota pasi po shpërdorohet dinjiteti dhe e ardhmja e fëmijëve, ai bën thirrje që të mos shitet vota për 5 mijë lekë të reja.

Meritoni më shumë, – shprehet Ndocaj.

Ndocaj asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën dhe ambicien për të qenë në krye të Bashkisë Lezhë dhe tashmë ka hedhur publikisht kandidaturën e tij për Kryetar Bashkie.

Postimi i plotë i Ndocajt

ABRAHAM LINKOL nje n’der presidentet me te sukseseshem te demokracis Amerikane ka then.

MOS E SHIT AS MOS E SHPERDORO VOTEN. AJO VRET PORSA NJE PLUM.

DUKE SHIT APO SHPERDORUAR ATE KAN SHIT DHE SHPERDORU TE ARDMEN E FMIJEVE TU.

Shqipetare ju meritoni shum me shum se 5 mije leke te reje ne 4 vite JU MERITONI DINJITET, mos e fillo 4 vjeqarin duke u korruptuar ti i pari duke u shitur te ardhmen tende dhe te families tende nje mafie politike 28 vjeqare se ate duan politikajt e korruptuar.

VOTO EDUART NDOCAJ PER LEZHEN 2019.