Gjykata e Lezhës lehtëson masën e sigurisë për Nënkryetarin e Bashkisë, Enver Hafizi

Me vendimin e sotëm Hafizi do të hetohet në masën e sigurisë “detyrim me paraqitje në Policinë Gjyqësore”.

Deri dje ai ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Hafizi akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Hafizi do të paraqitet ne polici dy herë në muaj, të merkurën e javës së parë dhe të tretë të çdo muaji.