Fituesit e Lotarisë Amerikane/ Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm

Nëpërmjet një njoftimi, ambasada amerikane këshillon të gjithë fituesit e lotarisë që të plotësojnë formularin DS-260 online, duke dhënë edhe linkun përkatës.

Ndërkohë, të gjithë personat që kanë pyetje në lidhje me procesin mund të pyesin “Annën”, personi i caktuar nga ambasada për të sqaruar qytetarët.

“Urime të përzgjedhurve të programit të lotarisë DV! Ju lutemi, sigurohuni që të ndiqni të gjitha udhëzimet tona përgjatë procesit të aplikimit. Hapi juaj në vazhdim është plotësimi i formularit DS-260 online tek https://ceac.state.gov/iv/ .

Unë jam këtu për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja mbi aplikimin për DV”, – thuhet në njoftimin e ambasadës.