E Paskemi Prerë Gabim Qepën deri më sot… Një Shef Kuzhine Sapo Zbuloi Marifetin që Shmang Lotët

Qepa është pika fillestare për përgatitjen e shumë gatimeve të shijshme.

Prerja e saj nuk është diçka e vështirë, por krijon probleme për shumë persona: Pse?

Është krejt e qartë! Për fuqinë e saj të t’i nxjerrë lotët me hi e me pahir, e që kërcënon të t’i skuqë sytë për një kohë të gjatë.

Më në fund, me sa duket, zgjidhja e këtij problemi të madh duket se ka ardhur, e propozuar nga një kuzhinier, sipas të cilit, për të shmangur të qarën, thjesht pritni qepët sipas metodës së tij.

Sipas kuzhinierit, është pjesa qendrore ajo që shkakton lotim: prandaj duhet të eliminohet duke prerë qepën me thikë pak të përthyer anash nga maja drejt rrënjës.

Pastaj, ju mund të vazhdoni me eleminimin e gjetheve të jashtme kafe dhe normalisht shtresat e para të forta.

Në këtë pikë, Shefi rekomandon prerjen e qepëve në gjysmë duke filluar nga ana tjetër.

Priteni secilën gjysmë horizontalisht.

Pastaj bëni prerje vertikale për të marrë pjesë shumë të vogla, ideale për skuqje.

Në këtë mënyrë ju mund të pritni qepët edhe në prani të mysafirëve, të sigurt që nuk do të vuani!

Shihni videon për më shumë!