Dikur & Sot/ Ja Sa ka Ndryshuar Fëmijëria e Sotme!

“Nuk e kishim këtë kur ishim fëmijë!”

Ju dëgjoni psherëtima të tilla gjithnjë e më shpesh, nga ata që i përkasin brezit që u rritën para dhe në vitet ’90. Dhe është e vërtetë! Nëse shikoni se si jetojnë fëmijët modernë, mund të gjeni shumë dallime.

Ilustrimet më poshtë tregojnë nostalgjinë dhe dashurinë për fëmijërinë.

Lojërat

Teknologjia ka pushtuar fëmijërinë e sotme.

Nëse teknologjia ka përmirësuar ndjeshëm jetesën dhe ka shkurtuar shumë kohë në kryerjen e proçeseve të punës, një gjë po e dëmton shumë, fëmijërinë e fëmijëve të sotme.

Që brezat po ndryshojnë dita-ditës kjo është mjaft e qartë por fëmijët po humbasin fëmijërinë.

Ndëshkimet

Dikur do të ndëshkoheshe duke të mbyllur brenda e të rrije vetëm, maksimumi me macen që mund të kishe në shtëpi.

E ndërsa sot nuk quhet ndëshkim nëse nuk të fikin routerin dhe nuk ke më Wi-Fi të luash në kompjuter, tablet a telefon.

Vajzat adoleshente

Një ditë në shkollë

Rrjetet sociale e kanë pushtuar jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Gara është kush poston fotot më të bukura, kush ka më shumë ndjekës e kush shpërndan fotot më të çmendura.

Telefoni

Mjetet e komunikimit tashmë janë të arritshme për këdo!

Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?

Të gjithë i kemi patur fëmijë këto pasionet e shpëtimtarit!

Kur të rriteshim donim të bëheshim doktorë që të shpëtonim jetë njerëzish, të bëheshim avokatë që të vendosnim drejtësi për njerëzit e pafajshëm apo austronautë që të zbulonim dhe pushtonim hapësirën. Shumica e fëmijëve përfunduan ekonomistë…

Fëmijët e sotëm mesa duket janë shumë realistë, e dinë shumë se profesionet kanë ndryshuar me brezat dhe nuk tregohen idealistë e ëndërrimtarë.

E kanë të qartë punën e tyre: Blogerë!

“Mami, 5 minuta më shumë, të lutem!”

“Zemër, gjeta foton e gjyshit tënd”!

Kështu mesa duket do të jenë kujtimet që do t’u lënë pasardhësve fëmijët e sotëm.