Barcaleta e Ditës: Kasapi dhe i Dashuri i Vajzës

Vajza e një kasapi kthehet në shtëpi shumë e shqetësuar dhe i thotë babait të saj:

Babi, më duhet të të jap një lajm, POR më premto të lutem që nuk do të zemërohesh…

Babi, kam mbetur shtatzënë…

Dhe ai ia kthen: “Shtaatzënë?!?! Por si?!?!

Kush ishte ai maskara që e ka lënë shtatzënë vajzën time? Nëse e gjej atë, unë do ta bëj copa-copa dhe …”

“Jo, jo, Babi, të lutem, ai është një djalë i mirë, ai gjithashtu thotë se do të marrë përgjegjësitë e tij … Të lutem mos bëj asgjë. Ai po vjen për të rregulluar gjithçka me ty… “

“Me mua?!?! – i kthehet gjithë nerva i ati. “Sille këtu, sille që t’ia thyej kockat e ta ndaj në dysh… maskarai i dreqit! “

“Jo, babai, të lutem, ai po vjen këtu për të zgjidhur gjithçka, të lutem mos bëj asgjë”.

Pasi disa çastesh ata shohin një që arrin me një makinë Ferrari…

“Shiko baba po vjen …”

… Po, po, unë do t’ia marr shpirtin pastaj do ta lë të flasë”,- i kthehet i ati.

“Jo, të lutem, babi, lejoje të vijë të flisni bashkë, të lutem, le të rregullojmë gjithçka tani”.

Djali ndalon makinën, del i gjithi i kuruar me xhaketë dhe kravatë, i bukur si dielli dhe thotë:

“Zotëri mirëmëngjes, unë uroj që…”

“Mirëmëngjesi një m…! Ti më lë vajzën shtatzënë, do të të vras! Luaj vendit! Do të të shkatërroj! “

“Jo, shikoni, zotëri, kam ardhur këtu për të rregulluar gjithçka, marr përsipër përgjegjësitë e mia dhe tashmë kam në mendje një projekt për të ardhmen.

Pra, nëse fëmija është një djalë, unë kam dy tre fabrika në veri, gjashtë dyqane të veshjeve të klasit të lartë. Kam disa palestra, disa qendra sportive dhe unë do t’i vë në emrin e tij.

Nëse lind një vajzë, unë kam tre argjendari në qendër të qytetit, kam tre kompani të tjera, aktivitete të ndryshme dhe të gjitha do të shkojnë në emër të saj…

Por nëse duhet me patjetër të bëhet një abort, atëherë… “

“BËNI NJË FËMIJË TJETËR SHPEJT!!!”