Atmosferë festive për Fëmijët me Aftësi Ndryshe në Rapsodi

Një ditë kushtuar fëmijëve me aftësi ndryshe në Lezhë.

Në vijim të aktiviteteve sensibilizuese për integrimin e kësaj kategorie sociale, është për t’u veçuar nisma që bashkoi sot profesionistë të kuzhinës, personalitete të artit dhe muzikës dhe fëmijët me aftësi ndryshe, për të eksploruar pasionin në kuzhinë dhe për t’i përfshirë këta fëmijë në aktivitete sociale.

Të ftuar specialë ishin Jorgo Papingji, Luan Zhegu, Devis Xherahu, Besnik Nallbani dhe Dj Rubini.

Kjo është dhurata që ka patur për ta kuzhinieri i njohur lezhjan Alfred Marku, i cili i bëri këta fëmijë që të përjetojnë një emocion të veçantë.

Shef Alfred Marku për të disatin vit rradhazi organizon përmes kuzhinës aktivitete për këta persona të cilët kanë më së shumti nevojë për dashuri, mbështetje si dhe integrimin e tyre në shoqëri.