Alibeaj: Audio-përgjimi i Agron Xhafajt është bërë nga një gazetar

“Babalja”, ose Albert Veliu, dëshmitari të cilit PD i zbuloi dje emrin për të vërtetuar se përgjimi i Agron Xhafës është i vërtetë ishte tema e diskutimeve në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel.

Në debatin me analistin Andi Bushati, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj zbuloi edhe se kush e ka kryer përgjimin pasi Dëshmitari X konfirmoi se zëri është i tiji dhe Agron Xhafës, por përgjimin nuk e ka bërë ai vetë.

Sipas Alibeajt audio-përgjimi i Agron Xhafajt dhe intervista e Albert Veliut, është bërë nga një gazetar.

“Përgjimet janë bërë nga gazetarët. Falë Zotit në këtë vend ka edhe gazetarë trima”, deklaroi ai në emisionin “Të Paekspozuarit” këtë të enjte.

Kjo është hera e parë që një eksponent i PD-së, konfirmon zyrtarisht se kush e ka bërë përgjimin, ndërsa pak ditë më parë ish-kreu i PD, Sali Berisha tha se përgjimin mund ta kishte bërë një gazetar por pa e identifikuar atë.

DEBATI:

Alibeaj: Audio-përgjimi është bërë nga një gazetar!

Bushati: Por pse një gazetar do të dërgonte tek PD një përgjim të tillë?

Alibeaj: Në selinë e PS është Edi Rama dhe nuk e çon dot. Në selinë e Ministrisë së Brendshme është Fatmir Xhafa. Atje duhet çuar, por ja që nuk bëhet. Dhe kush ngel që audio-përgjimi të publikohej.

Bushati: Kjo nuk e bën të besueshme. Një gazetar nuk e çon në parti politike. Gazetari e boton dhe kryen punë.

Alibeaj: Ajo është vepër e bërë nga gazetarët. Në polici nuk ka sesi, pasi policia shkon e kërcënon.

Kjo është punë që duhet ta bënte Prokuroria, por kjo e Arta Markut dhe Donika Prelës nuk e bën.