9 Simptomat e Çrregullimit Hormonal që po e Dëmtojnë Pamjen Tuaj

Rritja dhe zhvillimi i trupit të njeriut varet shumë nga funksioni i hormoneve. Këto molekula të vogla sinjalizuese janë përgjegjëse për gjendjen tonë shpirtërore, emocionet, sjelljen dhe madje edhe pamjen tonë.

Ne donim të zbulonim më shumë rreth simptomave më të zakonshme të çrregullimeve hormonale, të cilat mund të ndikojnë në pamjen tuaj.

Nëse dyshoni se keni disa nga këto simptoma, bisedoni me mjekun tuaj menjëherë.

Puçrra fytyre

Shpërthimi i puçrrave mund të jetë rezultat i kujdesit të papërshtatshëm të lëkurës, rezultat i një diete të pabalancuar, ose për shkak të ciklit menstrual.

Megjithatë, nëse puçrrat janë bërë shoqërueset tuaja të vazhdueshme, mund të jetë një simptomë e një çrregullimi hormonal.

Pesha e tepërt

Shumë njerëz luftojnë me peshën e tyre gjatë gjithë jetës, duke i rezistuar dëshirës për ushqim dhe duke bërë sporte. Të tjerët janë të dobët pa bërë ndonjë përpjekje të veçantë.

Problemet që lidhen me hormonet kanë më shumë gjasa të jenë shkaku i kësaj padrejtësie.

Lodhje e tepërt

Lodhja kronike mund të jetë një shenjë e çrregullimeve hormonale. Edhe ata persona që bëjnë 8 orë gjumë vazhdimisht duken të lodhur.

Një nivel i lartë i progesteronit mund të jetë fajtor për këtë. Një test i thjeshtë i gjakut do t’ju ndihmojë për të matur përqendrimin e progesteronit në gjak.

Djersitje

Djersitja e tepërt nuk lidhet gjithmonë me çrregullimet hormonale. Megjithatë, ju duhet të kontrolloni nivelet e hormoneve nëse djersitja shoqërohet me valë të papritura të nxehti.

Rrathë të errët poshtë syve

Asnjë përbërës nuk do të arrijë që të mbulojë rrathët e errëta poshtë syve nëse ju flini vetëm 3 orë në ditë. Gjumi shpesh duket të jetë një luks i papërballueshëm kur hormonet tuaja janë të çekuilibruara.

Pagjumësia kronike mund të jetë rezultat i mungesës së testosteronit tek meshkuj dhe progesteronit tek femrat.

Depresion

Depresioni mund të jetë një simptomë tjetër e çrregullimit hormonal. Ankthi dhe depresioni mund të shfaqen tek një femër vetëm pak para ciklit menstrual, gjatë shtatëzanisë dhe në menopauzë.

Në rastin e sulmeve më të shpeshta të ankthit, bisedoni me një endokrinolog.

Ndyshime të gjoksit

Niveli i ulët i estrogjenit mund t’i bëjë më pak të dendur indet e gjirit. Një nivel i lartë i këtij hormoni mund të shkaktojë gunga ose ciste.

Nëse vini re ndryshime të gjoksit ose ndjeni ndonjë gungë në gjoks, mos vononi të këshilloheni me mjekun.

Humbje e flokëve

Humbja e tepërt e flokëve është një nga simptomat më të zakonshme të një çekuilibri hormonesh. Edhe nëse shampot më të mira nuk ndihmojnë për të zvogëluar sasinë e flokëve të mbetura në krëhërin tuaj, duhet të testoni nivelin e hormoneve.

Qime të padëshiruara

Ndërsa disa gra po përpiqen të ndalojnë humbjen e flokëve, të tjera po kërkojnë mënyra për t’i hequr ato.

Qime të errëta në gjoks, fytyrë, duar ose pjesë të tjera të trupit ku qimet normalisht mungojnë ose janë minimale, mund të tregojnë për probleme serioze hormonale.

Si të rregulloni çrregullimi hormonal

Ekuilibri hormonal i trupit të njeriut është shumë delikat dhe mund të përçahet lehtësisht.

Çekuilibrimi mund të ndodhë natyrshëm për shkak të ndryshimeve në trup ose mjedis. Gjithashtu mund të tregojë se ekzistojnë disa probleme serioze me organet ekzokrine dhe endokrine.

Endokrinologët e specializuar në këtë fushë do të ndihmojnë në balancimin e niveleve të hormoneve.